Kryeministri Albin Kurti, e ka quajtur jo të lehtë fitoren e Kosovës ndaj Izraelit, por ka shtuar se ndeshja e ardhshme ndaj Zvicrës do të jetë përballje e veçantë.
Ai ka shkruar në rrjetin social Instagram se emocionet “do të na shoqërojnë deri në fund të këtyre kualifikimeve”.
“Ndeshje jo e lehtë sonte për ekipin tonë, por të cilën e kaluan me sukses. Fitorja e dytë radhazi për Kosovën, pas asaj me Andorrën. Tash drejt Zvicrës në një tjetër përballje futbollistike të veçantë, ku ndeshja e fundit në Prishtinë u karakterizua nga një barazim plot emocione. E mesa duket, emocionet do të na shoqërojnë deri në fund të këtyre kualifikueseve”, ka shkruar Kurti.
Kosova fitoi me rezultat 1:0 ndaj Izraelit të dielën mbrëma. Golin e vetëm në ndeshje e realizoi Milot Rashica në pjesën e parë. Kosova s’ka më gjasa për vazhdim tutje.