KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti për dialogun: T’i zbatojmë shpejt ato që jemi marrë vesh
Politikë

Kryeministri Kurti për dialogun: T’i zbatojmë shpejt ato që jemi marrë vesh

Kosova News
Kosova News 11:35 -24/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti nga Greqia ka bërë thirrje për zbatim të Marrëveshjeve të sivjetme me Serbinë. Ai ka thënë se Kosova është e gatshme për zbatim të Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit, por ka akuzuar Serbinë se po refuzon zbatimin “sepse përmbajtja është de facto njohje”.

Në Greqi nga paneli “Thellimi i Solidaritetit: Si mundet Evropa të dalë më e fuqishme nga trazirat aktuale gjeopolitike?”, organizuar nga “The Economist”, Kurti ka alarmuar për agresionin e Serbisë dhe kërcënimet e vazhdueshme. Teksa ka kërkuar koalicion të shteteve demokratike kundër autokracisë, Kurti ka thënë se në rastin e Kosovës dhe Serbisë duhet të implementohen marrëveshjet e arritura sivjet.

“Jam ofruar për ta nënshkruar në Bruksel dhe më pas edhe në Ohër, por Beogradi nuk dëshiron sepse përmbajtja është de facto njohja”, ka thënë Kurti duke shtuar se kjo marrëveshje është e modeluar nga “dy Gjermanive”.

“Ajo që na mungon është zbatimi. Në historinë e marrëveshjeve, ne kemi mbi 40 marrëveshje, por ngecim në zbatim. Janë sikur dy planetë të ndryshëm. Duhet t’i sjellim në të njëjtin kontinent, në Evropë. T’i zbatojmë shpejt ato që jemi pajtuar dhe ende jam i gatshëm të nënshkruaj çka do që them po. S’ishte rasti i njëjtë me palën tjetër dhe më pas ndodhën vështirësitë”, ka thënë Kurti në panel.

Kurti ka thënë se shtetet e Ballkanit që duan t’i bashkohen Bashkimit Evropian, duhet të ndihmohen nga BE-ja për bashkim më të shpejtë.

Ai ka thënë se BE-ja duhet të reformohet brenda dhe të njëjtën kohë të zgjerohet. Pikë tjetër me rëndësi për sigurinë, ai ka vlerësuar forcimin e urës transatlantike.

Ai ka folur edhe për kërcënimet e Serbisë, për të cilën ka thënë se tashmë janë ofruar dëshmi të shumta që tregojnë përfshirjen si shtet në sulmin ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator. Ka thënë se Kosova si shtet po përpiqet të ndërtohet mbi baza demokratike, ndërsa Serbia po mundohet ta ndalë përparimin.

Kryeministri Kurti nga Greqia: Provat tregojnë se shteti i Serbisë ishte i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë

Gjithashtu lexoni:

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Ekstradohet nga Kroacia në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Situatë e rënduar e zjarreve në Shqipëri  vazhdojnë 13 vatra zjarri , zona më e rrezikuar Lura dhe Dajti

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?