KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti nga Greqia: Provat tregojnë se shteti i Serbisë ishte i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë
Politikë

Kryeministri Kurti nga Greqia: Provat tregojnë se shteti i Serbisë ishte i përfshirë në sulmin terrorist në Banjskë

Kosova News
Kosova News 11:10 -24/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Greqi, ku është duke marrë pjesë në një panel diskutues të organizuar nga “The Economist”.

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Kurti, nuk la pa e përmendur sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.

Ai tha se provat kanë treguar që shteti i Serbisë ishte i përfshirë dhe kishte planifikuar invazion në veri të Kosovës.

“Më 24 shtator, 1 muaj më parë, agresioni që e kemi parë, kulmoi kur grupet paramilitare të armatosura që ishin trajnuar në baza ushtarake zyrtare të Serbisë, u futën në shtetin tim dhe hapën zjarr kundër forcave të Policisë, duke vrarë një prej zyrtarëve policorë. Njëkohësisht, Serbia u angazhua në atë që SHBA-të e përshkruan si angazhim të paprecedent të ushtrisë përgjatë kufirit tonë. Në ditët në vazhdim, një numër i madh i provash treguan për përfshirjen dhe planifikimin e një invazioni në shkallë më të madhe, nga vet shteti.”, tha Kurti.

Kreu i Qeverisë theksoi se armatimi i përdorur nga grupi terrorist në Banjskë, nuk mund të sigurohej pa ndihmë shtetërore.

Ai u shpreh se pas këtij agresioni, janë ngjallur pikëpyetje për një sulm të ri nga Serbia në Kosovë.

“Ky  fakt ishte i vetëkuptueshëm, meqë asnjë grup civilësh nuk do të mund të siguronte armatim të tillë, dhe ta transportonte përgjatë kufijve, pa të paktën mbështetjen e parezervë të qeverisë. Agresioni përfundoi jo me dëshirën për t’u tërhequr, por sepse u  mbimanovruan strategjikisht. Që nga atëherë kemi mbetur duke pyetur nëse do të ketë një pjesë të dytë të këtij sulmi. Kërcënimi që shtetet autoritare paraqesin për Evropën, nuk është aspak ideologjik, dhe duhet ta adresojmë si të tillë”, tha Kurti.

Edhe nga dy muaj paraburgim për tre të dyshuarit për sulmin terrorist në Banjskë

Kurti përmendi edhe furnizimin me armë të Serbisë nga Kina, derisa i bëri thirrje BE-së të mos i lejojnë shtetet si Serbia të kryejnë akte agresioni ndaj shteteve demokratike siç është Kosova.

“Fqinji ynë verior vazhdon ngritjen ushtarake, edhe duke  marrë furnizime nga burime të reja, përfshirë një dërgesë të re nga Kina. Koha e tanishme, nuk është për të mos vepruar. Për të mbajtur sigurinë e Evropës në të ardhmen, është thelbësore që institucionet evropiane të mbyllin boshllëqet që lejojnë autoritarët të kryejnë akte agresioni e lufte kundër demokracive evropiane dhe vlerave të tyre. Secila dobësi që mbetet e hapur, sigurisht që do të shfrytëzohet për të minuar funksionimin e duhur të të sistemeve tona demokratike”, tha ai.

Lajmi ne përditësim…

Kryeministri Kurti për dialogun: T’i zbatojmë shpejt ato që jemi marrë vesh
Kryeministri Kurti udhëton për në Greqi, merr pjesë në panelin diskutues të organizuar nga The Economist

Gjithashtu lexoni:

Sorensen flet për koordinim të ngushtë BE-SHBA për normalizimin e raporteve Kosovë -Serbi

Gjini refuzon takimin me Haxhiun

Manxhuka sqaron takimet e Kurtit pas arrestimit të të dyshuarit për spiunazh

Gjeten mbetje eshtërore të tre personave në Zubin Potok

Haxhiu fton liderët e partive politike në takim të përbashkët të martën

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?