KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti pas takimit me homologun grek: Me Greqinë kemi raporte të mira, të cilat po thellohen më tej
Politikë

Kryeministri Kurti pas takimit me homologun grek: Me Greqinë kemi raporte të mira, të cilat po thellohen më tej

Kosova News
Kosova News 13:48 -22/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Kosova dhe Greqia kanë raporte të mira dhe po vazhdojnë të përmirësohen vazhdimisht, duke shprehur se është i interesuar që t’i forcojë lidhjet ekonomike.

Zyra e Kryeministrit njoftoi se pas takimit të Kurtit në Athinë me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis, Kurti është shprehur pro bashkëpunimit të ngushtë në tema të interesit të përbashkët.

“Fillimisht, kryeministri Kurti i uroi homologut të tij grek, Mitsotakis për rizgjedhjen e tij kryeministër dhe mandatin e ri qeveritar duke ofruar bashkëpunim të ngushtë në tema të interesit të përbashkët. Kryeministri tha se Kosova dhe Greqia gëzojnë marrëdhënie të mira të cilat po përmirësohen vazhdimisht si në rrafshin ekonomik përmes rritjes së shkëmbimeve tregtare ashtu edhe në rrafshin politik përmes vizitave të shpeshta të krerëve institucional të të dy shteteve”, thuhet në komunikatën për media të martën.

Në takim u tha se është folur edhe për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Kurti ka thënë se dy vendet kanë tashmë marrëveshje, por që duhet të zbatohen plotësisht dhe pa kushtëzime.

“Kujtoi që pas dakordimit të Bratislavës po bëhen dy muaj pa asnjë incident e protestë të dhunshme në katër komunat në veri të Kosovës. Pra kemi një situatë të de-eskaluar e ku fokusi duhet të jetë te parandalimi i ri-eskalimit nga elementë të dhunshëm. Takimi u dominua nga diskutimi në forcimin e marrëdhënieve ekonomike. Kryeministri Mitsotakis e falënderoi për pjesëmarrjen në darkë Kryeministrin Kurti dhe tha se është i interesuar të forcojë lidhjet ekonomike teksa shprehu interesim për sektorë të ndryshëm të ekonomisë”, u tha tutje.

Kurti e ka ftuar Mitsotakisin për vizitë në Kosovë dhe për investime.

“Kryeministri Kurti e ftoi Kryeministrin Mitsotakis për vizitë dhe për më shumë investime në Kosovë. Shkëmbimi tregtar me Greqinë vitin e kaluar ishte 308 milionë euro, një rritje prej mbi 40% apo afër 100 milionë euro krahasuar me 2021”, njofton Zyra.

Paraprakisht, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se Greqia dhe Ukraina nuk do të ndërrojnë qëndrim ndaj Kosovës.

Me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky është takuar edhe kryeministri Kurti.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Kosova News 22/08/2023 22/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
78%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
29 °C
Thu
27 °C
Fri
19 °C
Sat
19 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?