KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: OSBE-ja e ka ndihmuar shtetin tonë në ngritjen e demokracisë
Politikë

Kryeministri Kurti: OSBE-ja e ka ndihmuar shtetin tonë në ngritjen e demokracisë

Kosova News
Kosova News 22:34 -25/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti mori pjesë mbrëmjen e sotme në ngjarjen e organizuar për shënimin e 25- vjetorit të misionit të OSBE-së në Kosovë. Kurti ka theksuar se derisasa festojmë 25-vjetorin e paqes dhe çlirimit në Kosovë dhe 25-vjetorin e misionit të OSBE-së në vendin tonë, gjejmë edhe kohën për të njohur individët dhe institucionet që kanë luajtur një rol kryesor në sigurimin e lirisë dhe paqes.

Ai vuri theksin te pesha e ambasadorit William Walker dhe ndikimi i tij në lirinë e Kosovës.

“Para se OSBE-ja të kishte një mision në Kosovë, pati një mision verifikues të udhëhequr nga ambasadori Walker. Ky mision ishte dëshmitar i një prej masakrave më të tmerrshme në vendin tonë, masakrën e Reçakut, ku u vranë 45 civilë – e cila ishte një nga mbi 400 masakrat e kryera nga aparati shtetëror serb në Kosovë. E vërteta për këtë masakër ekspozoi brutalitetin që po përballonte Kosova dhe ndihmoi në nxitjen e ndërhyrjes së NATO-s” ka thënë kryeministri.

Më tej, nënvizoi se gjatë viteve OSBE-ja ka ndihmuar shtetin tonë në ngritjen e një demokracie më të fuqishme duke investuar në sigurinë dhe të drejtat e njeriut, e ku ndër nismat e saj përmendi mbështetjen për Akademinë tonë të Policisë, ndihma për transmetuesin publik dhe me institucionet që mbikëqyrin proceset zgjedhore, si Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ai vlerësoi bashkëpunimin e ngushtë me ambasadorin Davenport dhe misionin e OSBE-së në Kosovë, veçanërisht sa i përket komuniteteve joshumicë. “Në një kohë kaq të rëndësishme për sigurinë e vendit dhe rajonit, jam mirënjohës për profesionalizmin, kujdesin dhe mbështetjen e treguar, si dhe për pasionin për të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit, demokracinë dhe prosperitetin e popullit dhe shoqërisë sonë.” u shpreh kryeministri.

“Në përfundim, kryeministri theksoi se parimet dhe vlerat e OSBE-së si organizatë rezonojnë thellë në demokracinë e vendit tonë dhe se Kosova është një partner i besueshëm dhe do të vazhdojë të jetë një aleat i vlefshëm në rrugën përpara”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Gjithashtu lexoni:

Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin

VV në Prizren me aksion simbolik pas arrestimit të zyrtarës së urbanizmit: Komuna është shndërruar në vatër të krimit ndërtimor

Këshilli Drejtues i Institutit Albanologjik emëron ud.  të drejtoreshës  Meliza Krasniqi, gruan e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi

Peci reagon ndaj Abdixhikut: “A je n’vete se çka po fyen, Lumir?!”

Murati i reagon Abdixhikut (LDK): Nga parti shtet-formuese, në parti votë-fotografuese!

Kosova News 25/06/2024 25/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
59%
2 km/h
Sat
25 °C
Sun
28 °C
Mon
31 °C
Tue
34 °C
Wed
34 °C

Lajmet e Fundit

Digjen disa vetura në parking në Breg të Diellit, nuk raportohet për të lënduar
22:59 -20/06/2025
Aksident trafiku në Deçan, lëndohen tre persona
22:48 -20/06/2025
Në kohën kur po zhvillon luftë me Izraelin, Irani goditet edhe nga tërmeti
22:16 -20/06/2025
Gjykata urdhëron kthimin e 4.4 milionë eurove, Telekomi e mirëpret vendimin
21:09 -20/06/2025
Vasfije Krasniqi tregon historinë në OKB: Drejtësia është detyrim
20:37 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?