KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti numëron sukseset e shumta të Qeverisë në fushën e politikës së jashtme
Politikë

Kryeministri Kurti numëron sukseset e shumta të Qeverisë në fushën e politikës së jashtme

Kosova News
Kosova News 23:24 -28/03/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Kurti, nëpërmjet një postimi në profilin e tij në Facebook, ka renditur sukseset që ka arritur Qeveria e tij. “Vitin 2024 e filluam pa viza në Zonën Shengen e me pasaportë shumëfish më të fuqishme, të cilën nga janari na e njeh edhe Spanja. Vitin e katërt në qeverisje e filluam me lajmin e mirë për avancimin e statusit të Kosovës në nivel të anëtarit të asociuar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s. Po vazhdojmë me lajmin tjetër të mirë që morëm dje nga mbledhja e Komitetit për Çështje Politike, në procesin tonë të anëtarësimit në Këshillin e Evropës – si shteti më i ri në organizatën më të vjetër ndërkombëtare në kontinent. Më 18 prill na pret Asambleja Parlamentare dhe një muaj më pas, në maj mbledhja e Këshillit të Ministrave të vendeve anëtare. Nga të dyja presim lajme të mira, pra që Kosova të anëtarësohet”, ka thënë kryeministri Kurti.

Po ashtu, kryeministri ka përmendur edhe aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian, më 15 dhjetor 2022 dhe shumë suksese të tjera.

“Subjektivitetin tonë ndërkombëtar e fuqizuam edhe përmes avancimit të marrëdhënieve bilaterale. Vendosëm marrëdhënie konsullore dhe hapëm misionin e parë në Poloni; hapëm Misionin Special në Selinë e Shenjtë të Vatikanit; vendosëm marrëdhënie diplomatike me Timorin Lindor; rikthyem marrëdhëniet diplomatike me Palaun pas pesë vjetëve mungesë; ngritëm përfaqësimin në Çeki në nivel të ambasadorit të plotfuqishëm; dhe avancuam statusin e Zyrës së Kosovës në Greqi, nga “Zyre e Tregtisë dhe Çështjeve Ekonomike të Kosovës në Athinë” në “Zyra e Interesave të Kosovës në Athinë”. Luftuam me sukses fushatën e Serbisë për çnjohje. Kemi mbajtur mbi 40 konsultime politike me vende të ndryshme. I kemi thelluar marrëdhëniet me shumë shtete edhe përmes emërimit të atasheve të mbrojtjes, numri i të cilëve është rritur për 50%. Kemi nënshkruar mbi 230 marrëveshje ndërkombëtare dhe ndërinstitucionale të karaktereve të ndryshme. Prej tyre marrëveshje bilaterale me vende si Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Franca, Italia, Belgjika, Austria, Republika Çeke, Portugalia, Luksemburgu, Zvicra e Danimarka”, tha ai.

Postimi i plotë i tij:

Gjithashtu lexoni:

Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës

Tomë Gashi: Personat që e ofendojnë Rifat Jasharin duhen përjashtuar nga partia

Ekzekutohen nga 100 euro për punëtorët e sektorit privat, Murati njofton edhe për mbështetjen e studentëve

Elezi: Numërimi i votave me postë pritet të përfundojë në mesjavë, pason numërimi i votave me kusht

Numërohen 40% e votave me postë, ky është rezultati

Kosova News 28/03/2024 28/03/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

​“Nuk jemi Republikë Bananesh!” – Netanyahu nervozohet pas marrëveshjes së paqes
17:12 -15/06/2026
Vance: Marrëveshja ShBA–Iran u firmos në formë elektronike të dielën
17:05 -15/06/2026
Vazhdon puna në QNR, KQZ: U numëruan 102 nga 223 kuti votimi përmes postës
17:04 -15/06/2026
11 ditë nga zhdukja e Eglant Koçit, kërkimet shtrihen në Dajt dhe Elbasan – vrasësi ende në arrati
17:01 -15/06/2026
Bankat në Kosovë ulin disa nga tarifat e shërbimeve, theksohet rritja e konkurrencës dhe transparenca financiare
16:57 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?