KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë
Politikë

Kryeministri Kurti: Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë

Kosova News
Kosova News 17:27 -07/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherazi kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendësministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi, në kuadër të organizimeve të shumta për mërgatën këtë verë, mbajtën dje edhe një bashkëbisedim me bashkatdhetarë në lidhje me ndikimin që mund ta ketë mërgata në proceset shoqërore karshi angazhimit dhe planit që ka qeverisja jonë për diasporën.

Kryeministri Kurti tha se qeveria është duke punuar në krijimin e kushteve për ngritjen e investimeve nga mërgata në atdhe, dhe për transferim të dijes e përvojës nga mërgata në Kosovë.

“Nuk ka ministri që nuk ka dikë nga mërgata jonë, e ne i kemi tre ministra që i janë bashkangjitur Qeverisë sonë pikërisht nga diaspora. Ministra e Shëndetësisë, ministria e Mbrojtjes dhe ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, kanë tre veprimtarë të çështjes kombëtare, profesionistë të dalluar, të cilët janë në kabinetin tonë qeveritarë”, tha ai.

“Brenda vitit pritet finalizimi i ligjit të ri për diasporën dhe strategjia për angazhimin e diasporës. Do ta trajtojmë edhe çështjen e votës jashtë vendit në mënyrë që zgjedhjet e ardhshme të mos mbahen sikur në të kaluarën kur duhet të votohet para se të bëhet fushata shumë më herët përmes postës ose duhet paguar biletat e shtrenjta të aeroplanit për Kosovë. Mërgata jonë gjithmonë është e mirëseardhur mirëpo kemi për detyrë që shërbimi ynë i jashtëm, përfaqësitë tona diplomatike, ambasadat dhe konsullatat të mundësojnë edhe shërbimin e votës prej jashtë vendit”, tha kryeministri Kurti.

Në lidhje me punët që kanë filluar tashmë, Kurti kujtoi koncept dokumentin për mësimin plotësues jashtë vendit; grupin punues ndërinstitucional për të adresuar sfidat që i kemi përpara për anëtarësimin në Byronë Evropiane për Kartonin e Gjelbër; Lansimin e nismës ‘Shijo Kosovën’ që për qëllim ka bashkëbisedim me pjesëtarë të diasporës që janë kthyer në shtëpitë e tyre në Kosovë; Letrat me vlerë të Thesarit; Programi për Diplomaci Qytetare që ka për qëllim t’i ndërlidhë profesionistët nga diaspora.

Gjithashtu lexoni:

Peci, pas takimit me numrin dy të KFOR-it: Po angazhohemi për hapjen e urave të bashkëpunimit

Konjufca dhe Schübel diskutojnë agjendën evropiane të Kosovës

Inspektorati i Mjedisit mbyll restorantin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë

Kurti: Beogradi zyrtar e shndërroi varrimin e Mlladiqit në manifestim shtetëror të glorifikimit të gjenocidit

Kryetari i Kamenicës zbulon “amanetin” që ia kishte lënë ish-kryetari: Bashkëpuno me Bojanin, përkrahësin e Mladicit!

TAGGED: Kryeministri, mergata, organizimet
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?