Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Triumf Feratit.
Ai tha se lajmi për vdekjen e tij e tronditi dhe e pikëlloi thellë.
“Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët”, theksoi Kurti ndër të tjerash.
Postimi i plotë:
“Na tronditi e pikëlloi thellë lajmi për humbjen e Triumf Feratit. Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen Ferati, shokët e shoqet e Triumfit dhe mbarë Istogun. Shpresoj të mund të gjeni forcën në kujtimet e bukura me të. Jemi bashkë në këto çaste të rënda, në këtë dhembje që është e përbashkët. Shpirti i Triumfit pushoftë në paqe!


