KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti mirëpret mërgimtarët në Parkun e kryeqytetit: Kombi jonë, shtetet tona janë nisur dhe vazhdojnë të mirëmbahen prej mërgatës (VIDEO)
Politikë

Kryeministri Kurti mirëpret mërgimtarët në Parkun e kryeqytetit: Kombi jonë, shtetet tona janë nisur dhe vazhdojnë të mirëmbahen prej mërgatës (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 15:34 -30/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka mirëpritur mërgimtarët në Parkun e Qytetit në Prishtinë, teksa u shpreh i lumtur që ishte në mesin e tyre.

“Roli, rëndësia, kontributi, angazhimi e puna e mërgatës tonë është e pamatashme, pra nuk mund ta paraqesim në aspektin sasior asnjëherë sa shumë keni bërë ju për atdheun tuaj. Kjo nuk ka filluar në shekullin 21, nuk ka filluar as në shekullin 20, por ka filluar në shekullin 19, sepse edhe Rilindja jonë kombëtare i ka fillimet në mërgatë. Pra, kombi jonë, shtetet tona janë nisur pikërisht prej mërgatës dhe ato në masë të konsiderueshme edhe mirëmbahen prej mërgatës, sepse ju e sjellni dijen, kulturën dhe mbështetjen e rëndësishme financiare e sociale për popullin, shoqërinë e për shtetin”, ka thënë Kurti, ndë rsa ka publikuar edhe një VIDEO nga pritja.

Kurti ka thënë se gjatë qeverisjes së tij është arritur përparim e sukses në politikë e demokraci por dhe në kulturë e ekonomi, dhe janë krenarë për këto rezultate.

“Gjatë këtyre dy viteve e katër muajve që u bënë në qeverisje, kemi arritur një përparim e sukses mbresëlënës edhe në politikë e demokraci, por edhe në kulturë e ekonomi, andaj jemi krenarë me këto rezultate, të cilat padyshim janë bërë të mundura nga referendumi i 14 shkurtit të vitit 2021. Atëherë kur duke iu falënderuar edhe votës tuaj, shumica dërrmuese e popullsisë e votoi ndryshimin, e votoi Lëvizjen Vetëvendosje”, ka thënë tutje Kurti.

Në këtë takim, kreu i ekzekutivit ka theksuar tri gjëra, së pari ai përmendi Fondin e Sigurisë dhe Mbrojtjes, që sipas tij, aty mund të kontribojmë për mbrojtjen e Kosovës dhe avancimin e ushtrisë.

Pastaj, përmendi Fondin Sovran të Mirëqenies.

“Ne nuk kërkojmë që të kontriboni duke sakrifikuar sikurse në të kaluarën por që të fitoni duke investuar. Fondi Sovran ka për qëllim të i’a shpëtojë Kosovës 42 mijë hektarë tokë bujqësore…”, ka shtuar ai.

Dhe së fundmi, kryeministri Kurti theksoi Ligjin për votimin nga mërgata ku ofron lehtësi për ta në votime.

Gjithashtu lexoni:

Policia jep detaje për aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku humbi jetën një grua

Gërvalla merr pjesë në hapjen e “Javës për Ndihmë Juridike Falas”

Numërohen 80 kuti të votave me postë, LVV kryeson me mbi 69 për qind

Haxhiu ngushëllon familjen Jashari pas ndarjes nga jeta të Sahit Jasharit

Numërohen rreth 30% e votave me postë, VV e para, LDK e dyta

Kosova News 30/07/2023 30/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
16° _ 16°
67%
1 km/h
Mon
27 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
24 °C

Lajmet e Fundit

Bie ndjeshëm çmimi i naftës pas marrëveshjes SHBA-Iran
11:15 -15/06/2026
Pacolli paralajmëron gjoba deri në 5 mijë euro për ndotësit
10:56 -15/06/2026
Paraburgim për pesë të arrestuarit për masakrën e Reçakut
10:39 -15/06/2026
Zbriti nga autobusi, gruaja nga Kosova vdiq pasi u godit nga automjeti duke kaluar autostradën në Shqipëri
10:17 -15/06/2026
QKUK zhvendos përkohësisht shërbimet e hemodializës për shkak të renovimeve
09:37 -15/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?