Panairi i rinisë dëshmojë për suksesin e vajzave dhe djemve tanë, ka thënë kryeministri i vendit, Albin Kurti, gjatë punimeve në Konferencën për Rininë 2023, e cila po mbahet në Amfiteatrin e ri të Bibliotekës Qendrore Universitare në Prishtinë.
Kurti vlerësojë shumë produktet punëdore të ekspozuara në panairin e rinisë.
“Sukseset e rinisë sonë në film, art, sport, biznes e teknologji, janë përtej të zakonshmes”, tha Kurti.
Kryeministri i vendit theksoi se roli i shtetit është që ta përcjell talentin dhe potencialin e rinisë me mbështetje direkte.
Tutje, Kurti deklaroi se rezultatet e testit “PISA”, kanë treguar defekte strukturore e kronike në sistemin arsimor.
“Kanë treguar se ka ende shumë për tu bërë, se ka çështje të cilat po kanë efekte negative e shoqëruese në tregun e punës dhe në ekonomi”, tha ai.
Sipas tij, vështirësitë që quhen sfida nuk janë shkak për dëshpërim, por siç tha ai përkundrazi janë shkak për vullnet, optimizëm dhe entuziazëm.


