KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Masat e BE-së të padrejta, s’ka kompromis me kushtetutshmërinë e vendit
Politikë

Kryeministri Kurti: Masat e BE-së të padrejta, s’ka kompromis me kushtetutshmërinë e vendit

Kosova News
Kosova News 12:09 -02/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Kosova nuk mund të bëjë kompromis me sundimin e ligjit e as me kushtetutshmërinë e vendit, andaj do të vazhdojë me zbatimin e programit të saj qeveritar, teksa ka shtuar se shpreson se masat e përkohshme të Bashkimit Evropian të jenë të shkurtra.

Gjatë përurimit të parkut të ri në fshatin Davidovc të Shtimes, Kurti i ka cilësuar këto masa të padrejta.

“Këto nuk janë sanksione por është e vërtetë që janë masa të përkohshme por të padrejta për shkak se Kosova dhe qeveria e saj janë edhe shteti edhe ekzekutiv më demokratik pro-evropian dhe progresist. Në anën tjetër kemi një përballje të vazhdueshme me forma të ndryshme të agresionit të Serbisë që është shtet autokratik dhe pro-Rusisë dhe i paballafaquar me të kaluarën kriminale në hapësirën e ish-Jugosllavisë ku i ka shkaktuar katër luftëra. Sido që të jetë ne e bëjmë punën tonë, por le të mos harrojmë që nuk mundemi të bëjmë kompromis as me sundimin e ligjit as me kushtetutshmërinë e vendit tonë andaj ne do të vazhdojmë me zbatimin e programit tonë qeveritar dhe shpresojmë që këto masa të përkohshme do të jenë fort të shkurtra ashtu që edhe mbështetja edhe ndihma evropiane të jenë të plota për shkak se Kosova është një vend që ka nevojë për mbështetje në zhvillimin e saj”, ka thënë ai.

Kurti më tej ka thënë se Kosovca është e gatshme dhe e interesuar shumë më tepër sesa Serbia për normalizim me njohje de facto në qendër.

“Tryeza e dialogut është për zbatimin e marrëveshjes për normalizim të plotë dhe gjithashtu për deeskalim. Ne jemi të gatshëm, të interesuar shumë më tepër sesa pala tjetër për normalizim me njohje de facto në qendër, për njohje reciproke, por gjithashtu jemi të interesuar dhe të gatshëm për deeskalimin e gjendjes për çfarë unë kam folur edhe publikisht ë të gjitha gjuhët që i di në mënyrë që të kemi paqe e qetësi në veri të Kosovës, por edhe Kosova e Serbia si dy shtete të ndërtojnë fqinjësi të llojit evropian”, është shprehur ai.

Masat ndaj Kosovës, eurodeputeti dhe gazetari gjerman kritikojnë BE-në: Kjo është absurde, pse jo Vuçiqin dhe Dodikun

Lidhur me parkun e përuruar të dielën, Kurti ka thënë se ky park prej 1 hektari ka vlerën prej 124 mijë euro.

“Të gjitha vendimet e mëdha merren për të tashmen dhe të ardhmen, e kjo është për fëmijët tanë. Urojmë që ky park do të kthehet një vend ku të gjithë do të krijojnë momente të mira. Janë pikërisht këto hapësira që e lidhin individin me vendin. Ky park është 124 mijë euro prej 1 hektar”, ka thënë ai.

Të pranishëm në këtë ngjarje të dielën ishin edhe kryetari i Komunës, Qemajl Aliu dhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.

Aliu nga ana tjetër ka kërkuar përkrahjen e qeverisë në çdo iniciativë të komunës.

“Si qeverisje ne kuptojmë sa është e nevojshëm që të shtojmë hapësira të tilla, prandaj jam i gëzuar që në këtë prani kaq të lartë të hierarkisë institucionale t’ia urojë këtë park banorëve të këtij vendi. Kemi vendosur që ta emërojmë në emër të landit që ka kontribuar për këtë park pra “Nordrhein-Westfalen”. Nuk po them që çdo gjashtë muaj do të përurojmë një park të tillë, por e dimë që kryeministri do të na përkrahë në çdo hap”, ka thënë ai.

Ndërsa ambasadori Rohde ka thënë se shpreson që herën tjetër ta vizitojë këtë park me mbesën e tij, për të luajtur.

“Jam shumë i lumtur, pasi me më dëshirë i hapi këto parqe sesa ato parqet e biznesit, edhe ato me qejf por parqet për fëmijë janë të një rëndësie tjetër. Me shpresë që partneriteti do të rritet mes dy vendet dhe uroj që herën tjetër do të jem këtu me mbesën time për të luajtur”, ka thënë ai.

Gjithashtu lexoni:

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

Kështu ndahen 20 ulëset e komuniteteve joshumicë në kuvendin e ri

Kosova News 02/07/2023 02/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe
15:05 -08/06/2026
Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive
15:00 -08/06/2026
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit
14:45 -08/06/2026
Vendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë
14:43 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?