KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë
Lajme

Kryeministri Kurti: Masakra e Srebrenicës ishte paralajmërim i gjenocidit në Kosovë

Kosova News
Kosova News 20:59 -10/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, masakrën e Srebrenicës e ka cilësuar si paralajmërim të gjenocidal serb në Kosovë. “Çdo përvjetor është dhimbje që ripërtërihet jo vetëm për popullin boshnjak, por edhe për ne popullin e Kosovës, që 25 vjet më parë kemi përjetuar tmerrin e luftës.

Masakra në Srebrenicë, përveç dëshmi e terrorit të regjimit të Millosheviqit në Bosnje e Hercegovinë, ishte edhe paralajmërim i projektit gjenocidal të Serbisë në Kosovë”, ka thënë Kurti gjatë ceremonisë përkujtimore të Srebrenicës, e cila u mbajt në Institutin e Historisë në Prishtinë.

Ai ka thënë se kjo masakër ka lënë plagë të hapura në ndërgjegjen e njerëzimit, teksa ka thënë se regjimin e Millosheviqit e ka përjetuar edhe Kosova. Njësoj si në Bosnje e Hercegovinë, Kurti ka thënë se edhe në vendin tonë ka familje të cilët ende e ndjejnë dhimbjen e luftës, duke përmendur masakrën e familjes Bogujevci, ku mbetën të vrarë 14 anëtarë të familjes, ndërkaq nënkryetarja e tanishme e Kuvendit, Saranda Bogujevci i mbijetoi masakrës.

“Serbia nuk u mbajt përgjegjëse asnjëherë. Derisa familjet kërkojnë ende eshtrat e të dashurve të tyre, Serbia refuzon të kërkojë falje ose madje të pranojë të kaluarën e saj gjenocidale…Teksa vazhdon mohimin e gjenocidit dhe glorifikimin e luftës, pasardhësit politik të Millosheviqit që udhëheqin me Serbinë, ringjallin ambiciet e saj ekspansioniste ndaj Bosnje e Hercegovinës e ndaj Kosovës”, ka deklaruar kryeministri.

Zëvendëskryeministrja nga radhët e komunitetit boshnjak, Emilja Rexhepi, ka thënë se gjenocidi ndaj popullit boshnjak ka ndodhur sepse Serbisë nuk i ka pëlqyer përkatësia e tyre kombëtare ose fetare.

“Srebrenica është bërë simbol i dhimbjes njerëzore. Jetët e pafajshme janë shuar dhe kanë lënë zbrazëti të cilat asnjëherë nuk mund të plotësohen. Fëmijët kanë mbetur pa baballarët e tyre, nënat kanë humbur djemtë, bashkëshortet kanë mbetur pa bashkëshortët. I tërë komuniteti ka qenë i thyer”, ka thënë ajo.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Kushtetuesja duhet të veprojë sa më parë

Fluks i lartë turistësh në pikat kufitare doganore në Shqipëri

Arrestohen dy persona në Komoran për sulm dhe grabitje me armë

Mot i nxehtë dhe me diell këtë të shtunë në Kosovë

Kosova mposht Armeninë me plot meritë në “Fadil Vokrri”

Kosova News 10/07/2024 10/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
clear sky
26° _ 21°
62%
6 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
14 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet pa gola ndeshja e madhe  Shqipëri-Serbi, vetëm barazim për kuqezinjtë
22:48 -07/06/2025
Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit
21:43 -07/06/2025
Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit
15:17 -07/06/2025
Ushtarët letonezë kryejnë patrulla të koordinuara me Policinë e Kosovës
14:32 -07/06/2025
FSHF: Hyrja në stadium bëhet vetëm me biletë personale
13:40 -07/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?