KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen (VIDEO)
Politikë

Kryeministri Kurti: Krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 14:54 -07/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se paqja kërkon drejtësi dhe rehabilitim për krimet e luftës.

Në takimin e parë zyrtar të Institutit për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë, Kurti nënvizoi se krimet e luftës do të dokumentohen dhe adresohen dhe se ky institut së shpejti do të funksionalizohet.

“Kemi drejtorin e emëruar, Atdhe Hetemin dhe shumë punë që na presin”, ka thënë Kurti, duke shtuar se “askush nuk duhet dhe nuk mund të pretendojë se lehtësisht do të arrijmë të zgjidhim problemet që janë shkaktuar që 24 vjet”.

Kryeministri është shprehur me shqetësim se po humb kujtesa parësore e luftës dhe sipas tij, ky është rrezik i madh që i kanoset vendit.

“Do të jetë shumë e vështirë. Njerëzit janë të lodhur. Viktimat kanë humbur besimin në sistem. Gjeneratat po vdesin përditë e kështu po humb kujtesa parësore e luftës. Ky është një rrezik i madh që na kanoset. Duhet të sigurohemi që të bëjmë më të mirën që mundemi që të adresojmë gjithë atë që ka ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Kryeministri mes tjerash ka thënë se as 25 vjet pas luftës Kosova nuk ka një shifër që do të tregonte se cili është dëmi ekonomik që lufta i ka shkaktuar vendit.

“Situata është edhe më keq në raport me dëmin emocional e psikologjik që s’e kemi adresuar për tërë këto vite. Kjo është arsyeja pse kemi vendosur që ta fillojmë punën me një ekip i cili është marrë ekskluzivisht me përgatitjen e analizës, e cila do të ishte mënyra më e mirë për të proceduar me themelimin e institutit. Kjo na ka shërbyer shumë sepse instituti nuk është themeluar me vendim e pa strategji operacionale”.

Ai ka shtuar se Instituti nuk është nën mëshirën e donacioneve, por e ka linjën e vet buxhetore dhe ka e do të vazhdojë të ketë ekspertë të fushës.

“Do të jetë po ashtu në koordinim me institutet e tjera në rajon dhe ato ndërkombëtare. Instituti për herë të parë pas luftës parasheh divizion të veçantë për dëmin e shkaktuar material dhe jomaterial si dhe nevojat e viktimave. Instituti duhet të ketë përkrahjen e të gjithëve nëse dëshirojmë që të ketë sukses”, ka deklaruar Kurti. 

Kurse drejtori i Institutit, Atdhe Hetemi, premtoi ballafaqimin me të kaluarën dhe sigurimin që krimet e luftës mos të kalojnë pa u dokumentuar.

Mbahet tryezë për dokumentimin e krimeve të luftës në Kosovë

 

Gjithashtu lexoni:

Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra

Abdixhiku pret ambasadorin gjerman: Vendi ka nevojë për stabilitet politik dhe institucional

Kosova News 07/12/2023 07/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?