KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Kosova po kontribuon për stabilitet e paqe në rajon, shkatërruam mbi 100 grupe kriminale, u arrestuan mbi 3 mijë e 800 persona
Politikë

Kryeministri Kurti: Kosova po kontribuon për stabilitet e paqe në rajon, shkatërruam mbi 100 grupe kriminale, u arrestuan mbi 3 mijë e 800 persona

Kosova News
Kosova News 13:34 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Akademia e Kosovës për Siguri Publike (AKSP) ka shënuar të mërkurën “Ditën e informimit për komunitetet” dhe në këtë ceremoni mori pjesë edhe kryeministri Albin Kurti, i cili tha se AKSP sjellë dije në punën e secilit për sigurinë e qytetarëve.

Sipas tij, profesionalizimi i kësaj Akademie është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve, kurse mallrat që kalojnë të jenë të kontrolluara dhe kriminelët të ndëshkohen.

Ai më pas ka numëruar punët e Policisë, duke thënë se janë organizuar mbi 1 000 operacione policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale  dhe janë arrestuar mbi  3 mijë e 800 persona.

“Më vjen mirë që jam sot këtu në Vushtrri e cila luan një rol të rëndësishëm që qytetarët e Kosovës të ndihen të sigurt. Profesionalizimi i kësaj Akademie dhe i stafit të përkushtuar është i rëndësishëm për mbrojtjen e kufijve tanë. Nga fillimi i mandatit tonë qeverisë janë organizuar mbi 1 000 operacione policore, janë shkatërruar mbi 100 grupe kriminale  dhe janë arrestuar mbi  3 mijë e 800 persona”.

Ai theksoi se është e domosdoshme që të gjitha komunitetet që janë të përfaqësuara në Kosovë të kontribuojnë në institucionet tona, por edhe në AKSP.

Kurse ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, tha se dyert e institucioneve të sigurisë mbesin gjithmonë të hapura për të gjithë pjesëtarët e komuniteteve që jetojnë në Kosovë. Kjo me qëllim, që siç tha ai për rrugëtimin e përbashkët për forcimin e shtetit.

“Institucionet tona të sigurisë kanë gjithmonë dyert e hapura për ata e ato që duan të jenë faktor në ofrimin e sigurisë. Në historinë e themelimit të institucioneve tona dhe në ngritjen e kapaciteteve tona  pjesë e pandashme është kontributi nga të gjitha komunitetet. Diversiteti është vlerë. Jam i lumtur që kemi pjesëtarë nga të gjitha komunitetet në të gjitha nivelet”.

“Akademia për Siguri Publike ka ngritur gjenerata të tëra që sot janë pjesë e institucioneve. Ky takim i përbashkët është një mundësi e mirë e njoftimit tuaj me punën e institucioneve të sigurisë dhe me mundësinë e bashkimit tuaj me ne në këtë rrugëtim të përbashkët në forcimin e shtetit tonë. Radhët tona mirëpresin secilin prej jush”.

Ministri për Kthim dhe Komunitete, Nenad Rashiqi, tha se të rinjtë e të gjitha komuniteteve e kanë vendin në institucionet e vendit, sidomos në ato të sigurisë.

“Kjo shkollë, kjo Akademi mua më simbolizon një fillim një bashkëpunim për të gjithë, për një përparim për një zhvillim dhe për të ardhmen. Pasi jemi në këtë vend nuk e di se ku do te ishte vendi më i përshtatshëm për ju rini që të jeni këtu. Çka do të thotë për mua kjo Akademi është besueshmëri, zgjedhje ardhmëri”, tha ai.

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike

73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

Kosova News 15/11/2023 15/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?