KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti jep porosi të qarta: Shteti nuk bisedon me kriminelë, por do t’i arrestojë
Politikë

Kryeministri Kurti jep porosi të qarta: Shteti nuk bisedon me kriminelë, por do t’i arrestojë

Kosova News
Kosova News 10:58 -28/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se shteti që ai udhëheq nuk do të bisedojë e bashkëpunojë me siç i ka quajtur ai, kriminelët që kanë vendosur barrikadat në veri, por do t’i arrestojë ata.

Në mbledhjen e Qeverisë të mërkurën, Kurti ka thënë se këta kriminelë, që janë sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Britania e Madhe, po mbështeten nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Sa i përket situatës në komunat në veri të Kosovës, veprimeve dhe vendimeve të ligjshme të Qeverisë dhe institucioneve të Kosovës u janë kundërvënë kriminelët duke e sfiduar organet e zbatimit të ligjit dhe duke cenuar sigurinë. Fatkeqësisht këta kriminelë të sanksionuar nga SHBA-ja dhe Britania po mbështeten nga presidenti dhe Qeveria e Serbisë me qëllim të destabilizimit të rajonit përveç se cenimin e integritetit territorial të Kosovës. Institucionet e Kosovës nuk do të bisedojnë e bashkëpunojnë me kriminelë, por do t’i arrestojnë ata”, ka thënë kreu i ekzekutivit.

Për vendosjen e barrikadave, Kurti ka theksuar se ky veprim i paligjshëm, i papranueshëm dhe i cili nuk do të tolerohet. Paralajmëroi KFOR-in se i kanë dhënë kohë dhe hapësirë të nevojshme për të vepruar.

“Nuk mund të qëndrojë edhe parimi i lëvizjes së lirë edhe barrikada që e pengojnë lëvizjen e lirë”, ka thënë Kurti.

Veriu i Kosovës ka ngelur i bllokuar nga 9 dhjetori, kur serbët për ta kundërshtuar arrestimin e ish-policin Dejan Pantiq, vendosen mbi 13 barrikada në lokacione të ndryshme në veri. Pantiqi po dyshohet se organizoi sulmet ndaj komisioneve komunale zgjedhore. Barrikadë e re u vendos të martën në mbrëmje dy kilometra larg pikës kufitare Merdar nga pjesa e Serbisë.

Gjatë ditës së hënë, Bashkimi Evropian (BE) dhe KFOR-i kanë kërkuar që të hiqen barrikadat në veri.

Gjithashtu lexoni:

Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit

Arrestohet i kërkuari 18 vjeçar në Shtime, i dënuar me 4 muaj burgim për vjedhje

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Kapen 55 mijë euro të padeklaruara në Vërmicë nga Dogana

Osmani për rekrutët e rinj: Një zë i vetëm për Kosovën

Kosova News 28/12/2022 28/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Situata e sigurisë në veri, dy komandantë të KFOR-it takohen me kryetarin e Leposaviqit
17:59 -27/06/2025
Erërat e forta dëmtojnë rrjetin elektrik, Vitia me fshatra mbesin pa rrymë
17:57 -27/06/2025
Stuhi e fuqishme në rajonin e Gjilanit
17:36 -27/06/2025
MAShTI: Gjatë Testit të Arritshmërisë disa nxënës u larguan për përdorim të telefonave
17:01 -27/06/2025
Nipi i Helmut Kohlit mban fjalim të fuqishëm për Kosovën, në parlamentin gjerman
16:56 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?