Në një fshat të komunës së Suharekës, kryeministri Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Faton Peci, ka shënuar sot edhe simbolikisht fillimin e fushatës së korrje-shirjeve në Republikën e Kosovës.
I pari i Qeverisë ka përgëzuar të gjithë fermerët e Kosovës, dhe ka uruar që të ketë një sezon të suksesshëm dhe të begatshëm me drithëra.
Ai ka premtuar se qeverisja e tij do të vazhdojë me përkrahjen e fermerëve.
Nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës kohë me parë janë dhë në shifra ku theksohet se Kosova arrin t’i plotësojë nevojat me grurë deri në 67 për qind.
Sipërfaqja me kulturën e grurit që pritet të korret gjatë këtij viti në Kosovë është 66,159.52 hektarë./Kosovanews/






