Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i ka dërguar një telegram ngushëllimi homologes italiane Giorgia Meloni, për aksidentin në Venecia ku vdiqën 21 persona dhe u lënduan dhjetëra të tjerë.
Kurti u shpreh i pikëlluar për ngjarjen tragjike.
“I shpreh ngushëllimet e mia kryeministres Giorgia Meloni dhe të gjithë të prekurit”, ka shkruar ai në Twitter.
Ngjarja e rëndë ndodhi pasi autobusi me udhëtarë ra nga një urë dhe pas përplasjes mori edhe flakë.
Deeply saddened by last night's tragic bus accident in Mestre, Italy, which claimed the lives of at least 21 people of multiple nationalities, incl. 2 children. I extend my condolences to 🇮🇹 PM @GiorgiaMeloni & all those affected as they mourn the deceased & tend to the injured.
— Albin Kurti (@albinkurti) October 4, 2023

