KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti i gatshëm për takim me Vuçiqin, BE merr parasysh kushtet për Asociacionin
Politikë

Kryeministri Kurti i gatshëm për takim me Vuçiqin, BE merr parasysh kushtet për Asociacionin

Kosova News
Kosova News 10:25 -12/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Para tre muajsh ishte takimi i tyre i fundit. Pranimi në parim i planit të Bashkimit Evropian për dialogun, pritet t’i ulë sërish përballë kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandër Vuçiq në Bruksel.

Përveç diskutimit për kornizën e propozimit të BE-së për dialogun, aty pritet të flitet edhe për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mirëpo, ndërmjetësuesit e dialogut ende nuk iu kanë dorëzuar palëve ftesat zyrtare për takim.

Në Qeverinë e Kosovës thonë se Kurti është i gatshëm për takim, andaj edhe janë në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës.

Këta të fundit konfirmojnë përgatitjet për takimin Kurti-Vuçiq, derisa theksojnë se kanë marrë parasysh edhe gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për Asociacionin, por pa treguar nëse kanë vërejtje për ndonjërin prej tyre, ani pse zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ditë më parë tha se Brukseli ka vërejtje në dy prej tyre.

“Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Bashkimin Evropian për caktimin e takimit të radhës. Gatishmërinë për të e kemi shprehur edhe publikisht. Do t’ju mbajmë të informuar me kohë”, deklaroi për KosovaPress, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ndërkaq, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, thotë për KosovaPress se ata janë të gatshëm të ndërmjetësojnë për diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut.

Sipas tij, forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut.

“Kemi marrë parasysh komentet e kryeministrit Kurti në lidhje me Asociacionin/Bashkësinë e Komunave me shumicë serbe në Kuvendin e Kosovës më 2 shkurt. Forumi për të diskutuar krijimin e Asociacionit, si dhe çdo propozim që mund të kenë të dy palët, është në kuadër të dialogut. BE-ja është e gatshme të ndërmjetësojë diskutimet mbi Asociacionin në takimet e ardhshme të dialogut”, thekson ai.

Në anën tjetër, profesori i shkencave politike, Dorajet Imeri thotë se takimi Kurti-Vuçiq do të ndodh shumë shpejtë, madje pret edhe lëvizje konkrete në bazë të propozimit të BE-së.

“Afatizimi i marsit është diçka pozitive, pasi këto negociata janë karakterizuar me paparashikueshmëri se kur do të ndodhin, çfarë etapa do të kërkohet ose sa kohë që do të mbyllet si çështje. Prandaj, pozitivja e parë që konsideroj unë se kemi një limit kohor se kur do t’i kryejmë obligimet tona. Ndryshe, marsi është optimal për të pasur takime, duke i njohur palët mundësia për të pasur gjëra të paparashikueshme është e madhe, por unë kam një bindje se faktorët ndërkombëtarë meqenëse, po ka intensivisht diskutime, i kanë marrë të gjitha masat për të mbyllur këtë shqetësim”, thotë ai.

Në fillim të kësaj jave, kryeministri Kurti, pas takimit me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, e pranoi zyratarisht propozimin e BE-së për dialogun.

Ai këtë e ka konsideruar si bazë të mirë për bisedime të mëtejme dhe platformë solide për të ecur përpara drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut në Bruksel.

Në lidhje me këtë, Kurti të shtunën bisedoi edhe me këshilltarin e lartë të Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet.

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Kosova News 12/02/2023 12/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?