KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Festivali i ‘KosICT’, dëshmi e madhe që ka sektori i TIK-ut
Lajme

Kryeministri Kurti: Festivali i ‘KosICT’, dëshmi e madhe që ka sektori i TIK-ut

Kosova News
Kosova News 12:35 -13/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot ishte pjesëmarrës në hapjen e edicionit të 12-të të Festivalit të Teknologjisë “KosICT”, organizuar nga Shoqata e Teknologjisë, Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), me temën qendrore “Zbuloni kufijtë e rinj”.

Duke e cilësuar festivalin “KosICT” një dëshmi të rëndësisë së madhe që ka sektori i TIK-ut në vendin tonë, kryeministri Kurti në këtë hapje nënvizoi se digjitalizimi mbetet prioritet i lartë i Qeverisë së Republikës së Kosovës.

“Deri në fund të vitit 2025, investimet në e-qeverisje, e-shëndet, digjitalizim në arsim dhe siguri kibernetike në Kosovë do të kalojnë vlerën e 80 milionë euro. Në bazë të dokumenteve strategjike që kemi plotësuar, deri në vitin 2027 kjo shifër pritet të arrijë në 130 milionë euro”, tha kryeministri duke shtuar se këto investime përfaqësojnë përkushtimin tonë të palëkundur për të fuqizuar qytetarët dhe bizneset tona, për të nxitur inovacionin dhe për të siguruar që Kosova të kapërcejë në sferën e transformimit digjital.

Vetëm këtë javë, siç tha kryeministri, ne kemi qenë dëshmitarë të disa momenteve të jashtëzakonshme në rrugëtimin tonë drejt digjitalizimit, duke potencuar miratimin e Strategjisë së re të e-Qeverisjes 2023-2027, një nismë ambicioze që synon të transformojë ndjeshëm shërbimet tona publike, si dhe Strategjinë e re të Sigurisë Kibernetike 2023-2027, e cila trajton në mënyrë gjithëpërfshirëse të gjitha aspektet e sigurisë kibernetike

Një arritje tjetër të rëndësishme shënon edhe miratimi nga Qeveria i programit 5-vjeçar me Bankën Botërore, i titulluar “Forcimi i qeverisjes digjitale për ofrimin e shërbimeve”, i cili përfshin një kredi prej 18.5 milionë euro që do të financojë mbi 50% të aktiviteteve në planin 3-vjeçar të veprimit të Strategjisë sonë të re për E-Qeverisje.

Në këtë sektor premtues, një gurthemel tjetër jetik është edhe programi 5-vjeçar i USAID-it, “Aktiviteti për e-Qeverisje në Kosovë”, me buxhet prej 10.9 milionë dollar, përderisa Qeveria dje miratoi edhe listën e profesionistëve të TIK-ut dhe sigurisë kibernetike të cilët do të kategorizohen si ekspertë përgjegjës për sistemet qeveritare me rëndësi strategjike, si dhe inauguroi Parkun e Teknologjisë Digjitale në Bërnicë me një investim prej 1.2 milionë euro.

Me gjithë këto të arritura të shënuara së fundmi, në hapjen e “KosICT” kryeministri bëri thirrje të përqafojmë frymën e eksplorimit, inovacionit dhe potencialin e pakufishëm që na ofron teknologjia.

Sivjet nga data 13 deri më 14 tetor, festivali “KosICT” do të mbajë aktivitete me diskutime, ide dhe mundësi për rrjetëzim, gjersa e gjitha do të sillet rreth tri temave kryesore: Inteligjenca Artificiale, Siguria Kibernetike dhe Transformimi Dixhital.

Gjithashtu lexoni:

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë

Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih

Konjufca dënon sulmet e Houthëve ndaj Arabisë Saudite

Kurti takon antropologen Reineck dhe pjesëmarrëset e “Kosova Ethno-Tour 2026”

Fillon rrënimi i shtëpisë që rrezikonte të shembej te “Rruga A”, policia në vendngjarje

Kosova News 13/10/2023 13/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
few clouds
14° _ 12°
87%
1 km/h
Thu
25 °C
Fri
15 °C
Sat
24 °C
Sun
32 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Fluks i madh nëpër kufij, pritjet deri në 1 orë
22:49 -23/07/2026
Hamza: Nuk e di a do të kthehen Thaçi dhe Veseli në politikë pas përfundimit të procesit në Hagë
21:54 -23/07/2026
Gjendet pa shenja jete një person në banesën e tij në Gjilan
21:17 -23/07/2026
Trumpi shqyrton mundësinë për “sulm masiv” ndaj Iranit
20:34 -23/07/2026
Bulliqi mori pjesë në aktivitetin përkujtimor për viktimat civile në Mynih
20:09 -23/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?