Kryeministri i vendit, Albin Kurti, dhe ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla, sot do të marrin pjesë në takimin e parë të Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Takimi pritet të nis në orën 09:30 në hapësirat e ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Kujtojmë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Këshillin e Evropës më 12 maj 2022.
Këshilli i Evropës, organizata më e vjetër evropiane për të drejtat e njeriut, demokracinë dhe sundimin e ligjit në Evropë, me seli në Strasburg të Francës.
Është themeluar më 1949.
Këshilli mbron lirinë e shprehjes dhe të mediave, barazinë dhe minoritetet në vendet anëtare.
Këshilli i Evropës u ndihmon vendeve anëtare që të luftojnë korrupsionin dhe terrorizmin, si dhe që të kryejnë reformat e duhura gjyqësore.


