Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se sulmi terrorist i së dielës në veri ka cenuar sovraniteti shtetëror, integriteti territorial dhe sigurinë kombëtare.
Ai kërkoi nga bashkësia ndërkombëtare që të dënojë Serbinë si dhe vigjilencë më të madhe të kontrollit të kufirit me Serbinë.
Kryeministri i vendit, Albin Kurti tha se të dielën është cenuar siguria kombëtare dhe integriteti territorial nga grupet e ardhura nga Serbia.
“Ata kanë bërë përpjekte për gjakderdhje në Kosovë. Personat që morën pjesë në këtë sulm është dokumentuar se janë bashkëpunëtorë të afërt të presidentit serb Aleksadër Vuçiq, ku shihen në shumë takime në krah të tij. Me mbi 5 milionë euro vlerë të armatimit është dëshmuar skenari për gjakderdhje në Kosovë…”, tha kryeministri Kurti.
Kurti shtoi se dëshmia për pjesëmarrjen e në kryetarit të Listës Serbe, Milan Radojinçiq në këtë sulm terrorist paraqet nevojën për plularizëm politik të serbëve në Kosovë.
Ndërkaq, tha se pas këtij sulmi terrorist është dëshmuar edhe profesionalizmi i policisë dhe institucioneve të sigurisë në Kosovë.
Ai ftoi qytetarët e vendit që sot kudo që shohin policët e Kosovës t’i falënderojnë ata për shërbimin ndaj Kosovës.
“Përballë kësaj u dëshmua profesionalizimi i jashtëzakonshëm i Policisë së Kosovës, dhe institucioneve të sigurisë në përgjithësi. Është dëshmuar kapaciteti i plotë për ta mbrojtur Republikën. Është suksesi më i madh që nga shpallja e pavarësisë, sukses që na bën krenar të gjithëve. Andaj sot ju ftoj të gjithëve këtu, gjithë qytetarët e Kosovës, të falënderojnë policinë në uniformë kudo dhe kurdo që i shohin”, ka thënë Kurti.