KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Kosovë-Zvicër po rritet çdo vit
Politikë

Kryeministri Kurti: Bashkëpunimi ekonomik dhe tregtar Kosovë-Zvicër po rritet çdo vit

Kosova News
Kosova News 12:14 -01/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Takimet e sotme bilaterale në Zvicër të Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nisën me shkëmbimin dhe bisedën me Këshilltarin Federal të Zvicrës dhe Kryesuesin e Departamentit për Çështje Ekonomike, të Arsimit dhe Hulumtimit, Guy Parmelin.

Kosova dhe Zvicra kanë marrëdhënie të shkëlqyera, me diasporën tonë si urë lidhëse dhe faktor i rëndësishëm i bashkëpunimit të ngushtë mes dy vendeve tona.

Kryeministri shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Zvicrës dhe theksoi rëndësinë e thellimit edhe më tej të marrëdhënieve tona.

“Shtoi se bashkëpunimi ynë ekonomik dhe tregtar po shtohet çdo vit, gjersa niveli i përgjithshëm i investimeve të huaja direkte nga Zvicra në Kosovë në katër vitet e fundit është rritur për rreth 170%”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkaq, nënvizoi edhe rritjen e eksporteve nga Kosova drejt Zvicrës, ku në të njëjtën periudhë kohore, eksportet janë gati dyfishuar dhe përfshijnë një shumëllojshmëri produktesh si metale, produkte minerale, ushqime, plastikë, gomë, makineri, pajisje, materiale elektrike dhe tekstile. Zvicra është tashmë destinacioni i pestë më i madh për mallrat e Kosovës.

Në takim u theksua fakti se Kosova ka arritur Marrëveshjeve për Tregti të Lirë me vendet anëtare të EFTA-s, pjesë e së cilës është edhe Zvicra. Kosova është i vetmi vend në rajon që përveç negocimit për tregti të mallrave, ka negociuar edhe për tregti të shërbimeve me vendet EFTA-n, duke shtuar kështu korpusin e mundësive për shkëmbime dhe bashkëpunim.

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

Haxhiu pas analizave të qumështit: Siguria ushqimore nuk njeh kompromis

Kosova News 01/11/2024 01/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
scattered clouds
33° _ 32°
24%
3 km/h
Wed
32 °C
Thu
33 °C
Fri
35 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?