KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri Kurti: Ata që e donin Asociacionin, e humbën shansin më 26 tetor, unë isha i gatshëm për nënshkrim
Politikë

Kryeministri Kurti: Ata që e donin Asociacionin, e humbën shansin më 26 tetor, unë isha i gatshëm për nënshkrim

Kosova News
Kosova News 14:41 -27/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se nuk ka kuptim të thuhet se draftstatuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe është çështje e brendshme e Kosovës kur kjo temë është diskutuar në Bruksel.

Ai i është përgjigjur emisarit evropian për dialog, Miroslav Lajçak, i cili e ka bërë një deklaratë të tillë.

Kurti në konferencë për media të mërkurën ka theksuar se ai ishte i gatshëm për nënshkrim në Bruksel, e se ndërkombëtarët e humbën shansën më 26 tetor dhe ata duhet të pyeten pse.

“Ajo ishte një shancë e madhe. Ata që në Bashkimin Europian ishin shumë të interesuar, për shembull, për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, përkatësisht për draft-statutin e propozuar, e patën shansin. Presidenti i Serbisë që vazhdimisht e përmend Asociacionin, e pati shansin. Por nuk u bë për mungesë të gatishmërisë sime, andaj nuk ka kuptim të vazhdoni të më pyesni mua edhe më shumë. Pra, duhet të pyeten ata atje pse e humbën atë shans aq të mirë. Unë që isha i gatshëm për nënshkrim, tash a jam serioz? Po ku ka më serioz sesa të thuash eja nënshkruajmë sonte. Më seriozitet se kaq në marrëdhënie ndërkombëtare dhe për marrëveshje ndërkombëtare, nuk ka. Aty joserioziteti i doli palës serbe, që nuk nënshkruan”, tha kryeministri.

Tutje ka shtuar se BE-ja duhet të merret me letrën e Bërnabiqit ku thuhet se Serbia nuk do ta zbatojë Marrëveshjen e Brukselit.

“Me atë letër duhet të merremi… çka duhet të bëjmë me atë letër. Në dosjen e Brukselit ajo letër është pengesë kapitale. Le ta trajtojnë atë letër se pa u tërheq ajo letër nuk bëhet tërheqja nga zbatimi për marrëveshjen bazike. Më 18 mars unë kam propozu me shku draftstatutin por na u tha jo. E tash përveç letrës së Bernabiqit ka edhe një qëndrim të ri që duhet adresuar që draftstatuti na qenka çështje e brendshme e Kosovës. Atëherë pse e kemi përmendur në tryezën e bisedimeve në Bruksel. Pse e ngritni këtë në Bruksel. S’po e flasim në Bruksel, një temë më pak, po ecim përpara. Unë nuk mundem të bëjë më shumë se sa të nënshkruaj”, ka thënë mes tjerash kryeministri Kurti.

Ministrja Gërvalla: Aleatët ndërkombëtar kanë kuptuar që Vuçiqi dhe Putini janë të gatshëm për çdo eskalim
Kryeministri Kurti: Sivjet u punësuan mbi 8 mijë e 500 të rinj (VIDEO)

Gjithashtu lexoni:

Sot përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive

Policia për rastin tragjik në Kaçanik: Vdekja e viktimës nuk ka ardhur si pasojë e aksidentit

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Kosova News 27/12/2023 27/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
80%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
26 °C
Wed
27 °C
Thu
28 °C
Fri
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbahet sot seanca gjyqësore për rastin Banjska
08:07 -09/06/2025
Sot përpjekja e 29-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës
08:03 -09/06/2025
Portugalia fiton për herë të dytë Ligën e Kombeve, mposht Spanjën pas ekzekutimit të penalltive
23:52 -08/06/2025
Rama kritikohet për angazhimin e dy operatorëve privatë për mbeturinat
21:47 -08/06/2025
Mbrojtja e Thaçit dhe të tjerëve dorëzon mocion deri më 12 qershor
21:23 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?