KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanadaja nuk jeton falë SHBA-së
Botë

Kryeministri kanadez i përgjigjet Trumpit: Kanadaja nuk jeton falë SHBA-së

Kosova News
Kosova News 08:51 -23/01/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri kanadez, Mark Carney iu përgjigj të enjten kërcënimeve dhe fyerjeve të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, duke theksuar në një fjalim se vendi i tij “nuk jeton falë Shteteve të Bashkuara”.

Reagimi i Carney-t vjen pas një jave përshkallëzimi të marrëdhënieve mes dy vendeve, shkruan CNN.

“Kanadaja dhe Shtetet e Bashkuara kanë ndërtuar një partneritet të jashtëzakonshëm në ekonomi dhe siguri, si dhe një shkëmbim të pasur kulturor”, tha Carney gjatë një fjalimi në Citadelën e Quebec Cityt.

“Por Kanadaja nuk jeton falë Shteteve të Bashkuara. Kanadaja përparon sepse ne jemi kanadezë”, shtoi ai.

Më pas, duke folur në frëngjisht, Carney citoi një slogan të njohur politik të Kebekut: “Ne jemi zotër në shtëpinë tonë. Kjo është toka jonë, kjo është e ardhmja jonë dhe zgjedhja është e jona”.

Vendi i mbajtjes së fjalimit nuk ishte i rastësishëm. Citadela u ndërtua në vitin 1820 për t’u mbrojtur nga forcat amerikane, më pak se një dekadë pas një pushtimi amerikan të pasuksesshëm të Kanadasë.

Ndërkohë, Trump ka ashpërsuar këtë javë retorikën e tij kundër Kanadasë. Të martën, ai publikoi një imazh të Amerikës së Veriut ku Kanadaja, Grenlanda dhe Venezuela ishin të mbuluara me ngjyrat e flamurit amerikan.

Një ditë më vonë, gjatë një fjalimi në Davos të Zvicrës, Trump pretendoi se Kanadaja është mosmirënjohëse për shumë “përfitime falas” që, sipas tij, merr nga Shtetet e Bashkuara. /Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

​Përfitime më të qarta për papunësinë dhe familjet, miratohet ligji i ri në PE

ShBA-ja sulmon sërish Iranin

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund

Trump: Lufta në Ukrainë do të përfundojë së shpejti

Ankaraja pret samitin e NATO-s, në fokus do të jenë lufta në Ukrainë dhe mbrojtja

Kosova News 23/01/2026 23/01/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?