Kryeministri i ri i Malit të Zi, Milojko Spajiq, në deklaratën e tij të parë pasi mori udhëheqjen e Qeverisë mëngjesin e së martës, i pyetur se sa ka ndikim Beogradi në punën e tij, ka pasur një përgjigje të prerë “zero”.
I pyetur për ndikimin e Beogradit në formimin e Qeverisë, ai është përgjigjur “po aq”, shkruan “N1”.
Spajiq, si lider i Lëvizjes Evropa Tani, është zotuar për rritje të pagës mesatare në 1000 euro.
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, ka lidhur me Kosovën dy nga tri objektivat që pret në politikën e jashtme të qeverisë së re të këtij shteti. Në një intervistë për “The Guardian” ai ka thënë se…
Spajiq në koalicion ka përfshirë parti proserbe, megjithatë është zotuar për ruajtje të orientimit euroatlantik e ruajtje të fqinjësisë.

