KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryeministri grek kërkon falje për aksidentin me trena
Rajon

Kryeministri grek kërkon falje për aksidentin me trena

Kosova News
Kosova News 13:46 -05/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri grek më 5 mars ka kërkuar falje nga familjet e 57 viktimave në tragjedinë më të rëndë me trena në shtet, teksa mijëra protestues u mblodhën në Athinë dhe u përleshën me policinë.

“Si kryeministër, ua kam borxh të gjithëve, veçmas familjarëve të viktimave që t’iu kërkoj falje”, tha kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

“Për Greqinë e vitit 2023, dy trena që udhëtojnë në drejtime të ndryshme nuk mund të lëvizin në shinë të njëjtë dhe askush të mos e vërejë”, shkroi ai në Facebook.

Përplasja e një treni të pasagjerëve dhe një të mallrave afër qytetit të Larisës të martën, ka nxitur zemërim në mbarë Greqinë.

Mijëra protestues të zemëruar u mblodhën para Parlamentit në Athinë të dielën, pas thirrjes së studentëve, punëtorëve të hekurudhave dhe punëtorëve të sektorit privat.

Gjatë protestës pati përleshje midis policisë dhe protestuesve.

Protestuesit lëshuan në qiell qindra balona të zinj në kujtim të viktimave dhe disa mbanin mbishkrime: “Mjaft me qeveritë vrastare”.

Pas tragjedisë, shërbimet e trenave dhe metrove janë paralizuar nga grevat.

Shqipëria ka konfirmuar se gjashtë shtetas shqiptarë ose me origjinë shqiptare janë në mesin e viktimave të përplasjes së trenave në Larisa. Të dielën, më 5 mars, në Shqipëri është ditë zie në nderim të viktimave shqiptare në aksidentin në Greqi.

Për shkak të aksidentit, ministri grek i Transportit ka dhënë dorëheqje.

Tragjedia me trena në Greqi- konfirmohen 6 të vdekur shqiptarë, ministrja Xhaçka publikon emrat

Gjithashtu lexoni:

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi

Rama takon Erdoganin pas samitit të NATO-s, ndan foto nga pritja në Pallatin Presidencial

Kosova News 05/03/2023 05/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?