KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryediplomatja i kërkoi Serbisë t’i largojë trupat nga kufiri, Berlini po analizon se a do të dërgojë trupa në Kosovë
Siguri

Kryediplomatja i kërkoi Serbisë t’i largojë trupat nga kufiri, Berlini po analizon se a do të dërgojë trupa në Kosovë

Kosova News
Kosova News 20:18 -02/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Mininstria e punëve të Jashtme të Gjermanisë, Kryediplomatja i kërkoi Serbisë t’i largojë trupat nga kufiri, Berlini po analizon se a do të dërgojë trupa në Kosovë, sërish bëri thirrje nga Kievi, që Serbia të reduktojë trupat në kufi me Kosovën. Baerbock tha nga Kievi i Ukrainës, se nuk duhet të ketë “tensione të tjera midis Serbisë dhe Kosovës.” Zvogëlimi i numrit të ushtarëve serbë në kufi është “apeli urgjent këtu sot nga takimi ynë i përbashkët në Kiev”, tha ministrja një ditë pas vajtjes në Prishtinë të të ngarkuarit të saj për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Por Gjermania ende nuk e ka vendosur nëse do ketë rritje të kontingjentit gjerman të KFOR-it. Një zëdhënës i ministrisë gjermane të Mbrojtjes i tha të hënën DW: “Jemi duke e monitoruar nga afër situatën dhe jemi në kontakt të ngushtë me qeverinë kosovare dhe aleatët tanë të NATO-s për hapat e mëtejshëm të mundshëm. Është e rëndësishme t’i peshojmë të gjitha argumentet.”

Më parë, për shkak të situatës së tensionuar në Kosovë, përfaqësues të SPD-së, të Gjelbërve dhe FDP-së janë shprehur për forcimin e forcës paqeruajtëse të KFOR-it të udhëhequr nga NATO dhe po sugjerojnë dërgimin e forcave shtesë të Bundeswehr-it. “Gjermania, duke u konsultuar me aleatët e saj, duhet të shqyrtojë së shpejti nëse mandati i KFOR-it po përmbushet plotësisht dhe të dërgojë më shumë ushtarë në Kosovë”, tha politikani i Partisë së Gjelbër, Anton Hofreiter, kryetar i Komitetit për BE në Bundestag, për revistën “Spiegel”. Kolegu i grupit parlamentar të Hofreiterit, Philip Krämer , tha se Gjermania duhet të shqyrtojë gjithashtu shkallën në të cilën forcat shtesë të Bundeswehr-it mund të vihen në dispozicion brenda kornizës së mandatit aktual.

Edhe raportuesi socialdemokrat për Ballkanin Perëndimor, Adis Ahmetoviç, nga radhët e SPD-së, bëri thirrje që mandatit të KFOR-it, t’i jepen më shumë forca të armatosura. Në një deklaratë për media, Ahmetovic ishte shprehur për masa shtesë të Komisionit të BE-së për të parandaluar shkallëzimin e situatës. Ai tha se mobilizimi i forcave ushtarake të Serbisë në kufi me Kosovën, është një sulm ndaj Evropës liberale.

NATO-ja përforcon trupat në Kosovë

NATO njoftoi së fundmi do t’i rrisë trupat e KFOR-it, pas shtimit të tensioneve midis Serbisë dhe Kosovës. Sipas një zëdhënësi të aleancës së mbrojtjes, në Kosovë do të shtohen rreth 600 forca britanike. Ndërkohë 200 syresh kanë mbërritur në Kosovë, bën të ditur DW.

Bundeswehr-i gjerman ka aktualisht 85 ushtarë të stacionuar në Kosovë. Mandati, i cili u zgjat për herë të fundit nga Bundestagu në maj, parashikon deri në 400 ushtarë, në rast nevoje. Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes, Marie Agnes Strack Zimmermann, nga Partia Liberale, FDP, tha se mund të dërgojmë edhe më shumë nëse është nevoja, por jemi duke e monitoruar situatën.

Grupi parlamentar i Unionit Kristiasocial akuzoi qeverinë e koaliciont të qendrës së majtë si bashkëpunëtore në përshkallëzimin e tensiioneve midis Beogradit dhe Prishtinës. “Qeveria aktuale ka hequr dorë në mënyrë të panevojshme nga roli udhëheqës i gjatë dhe i suksesshëm i Gjermanisë në Ballkanin Perëndimor,” i tha revistës zëdhënësi i politikës së mbrojtjes Florian Hahn (CSU).

Serbia nga ana e saj siguroi të hënën se numri i ushtarëve në kufi ishte kthyer në një nivel “normal”. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm tha se numri është reduktuar nga 8350 në 4500.

Gjithashtu lexoni:

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kryeprokurori i Shtetit nënshkruan marrëveshje me Institutin e Bazelit për gjurmimin dhe rikthimin e pasurive të paligjshme të Kosovës

Policia në Shtime gjen dhe sekuestron substancë narkotike

Kosova News 02/10/2023 02/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
20° _ 17°
61%
1 km/h
Tue
31 °C
Wed
35 °C
Thu
35 °C
Fri
35 °C
Sat
29 °C

Lajmet e Fundit

Kurti: Kosova gati për një ngjarje historike sportive
13:28 -04/08/2026
Stradner: Serbia nxit tensione me Kosovën, OSBE të mos mblidhet në Serbi
12:40 -04/08/2026
Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë
12:12 -04/08/2026
Nisin përgatitjet për Lojërat Mesdhetare, Kurti mbledh Komitetin Organizativ
11:50 -04/08/2026
Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde
11:25 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?