KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryediplomatja gjermane: Vuçiqi po e tensionon situatën në Kosovë
Politikë

Kryediplomatja gjermane: Vuçiqi po e tensionon situatën në Kosovë

Kosova News
Kosova News 18:30 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrat e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, dhe ajo e Sllovenisë, Tanja Fajon, dhanë garanci se do të shtyjnë përpara anëtarësimin e mëtejshëm të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Në këtë takim, kryediplomatja gjermane kritikoi shefin e shtetit serb se po nxit tensione në rajon, kurse homologia e saj sllovene foli për zgjerimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Ministrja gjermane kritikoi presidentin serb, Aleksandar Vuçiq se po nxit tensione në Kosovë, shkruan politico.eu.

Baerbock gjithashtu kritikoi Vuçiqin se njëkohësisht po ndjek linjën e përafrimit me Bashkimin Evropian, por edhe të relacioneve të mira me Rusinë.

“Kur flasim për zgjerimin, është thelbësore që nuk mund të ulesh në dy karrige në të njëjtën kohë”, tha ministrja e Jashtme gjermane, duke iu referuar politikave të presidentit serb.

Ndërkohë, Fajon deklaroi se është shumë e rëndësishme të mos harrohet Ballkani Perëndimor, njëkohësisht me procesin e anëtarësimit të Ukrainës, Moldavisë dhe Gjeorgjisë në Bashkimin Evropian.

 “Agresioni në Ukrainë ka rritur ndjeshëm rreziqet e sigurisë në vendet e Ballkanit Perëndimor”, paralajmëroi ministrja sllovene.

Ajo u ankua edhe për largimin e një numri të madh të të rinjve nga vendet e Ballkanit Perëndimor, që po ndodhë si pasojë e mungesës së perspektivës.

“Ata nuk kanë më besim në këtë proces të zgjerimit”, shpjegoi ajo. “Deri në fund të dekadës, ne duhet të ndërmarrim hapa të mëtejshëm në drejtim të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor”.

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Vozitësi godet katër vetura dhe një polic në Malishevë, disa persona të lënduar

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Aktgjykimi: Ish-ministri Shala ka qenë në dijeni kur e favorizoi biznesin e baxhanakut

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?