Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias ka folur me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.
“Në funksion të vizitave të mia në Ballkanin Perëndimor, më parë pata një bisedë telefonike me Miroslav Lajcak, më të cilën fola mbi dialogun Beograd-Prishtinë dhe përpjekjet e ndërmarra për uljen e tensioneve në veri të Kosovës”, ka shkruar kryediplomati grek në Twitter.
Si edhe shumë zyrtarë të shteteve evropiane edhe kryediplomati grek muaj më parë ka vizituar Kosovën, me ç’rast është takuar me liderët e Kosovës.
