KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kryediplomati belg përmbledh vizitën në Kosovë, përmend bashkëpunim për burgje e kërkon riangazhim në dialogun me Serbinë
Politikë

Kryediplomati belg përmbledh vizitën në Kosovë, përmend bashkëpunim për burgje e kërkon riangazhim në dialogun me Serbinë

Kosova News
Kosova News 10:19 -18/04/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministri i Jashtëm i Belgjikës, Maxime Prevot, ka përmbledhur vizitën e tij të së enjtes në Kosovë në një postim në X.

Ai tha se herën e fundit që kishte vizituar vendin ishte për nënshkrimin e një marrëveshje bashkëpunimi në si kryetar bashkie i Namurit.

“Këtë herë, jam përsëri në Kosovë si Ministër i Punëve të Jashtme dhe është një kënaqësi e vërtetë”, shkroi ai.

Ai tha se ka pasë diskutime të frytshme me ushtruesen e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe homologun e tij, Glauk Konjufca

Vizita ime nxjerr në pah angazhimin konkret të Belgjikës në dhe për Kosovën, duke përfshirë kontributin tonë në siguri përmes KFOR-it – të cilin e vizitova dhe të cilit i përsërita mbështetjen tonë – dhe përmes projekteve të kryera në kuadër të Këshillit të Europës”.

Kryediplomati belg përmendi edhe bashkëpunimin për kapacitetet e burgjeve pasi vendi i tij kishte shprehur interesim për t’i marrë në shfrytëzim institucionet korrektuese në Kosovë. Interesimi i Belgjikës kishte ardhur vitin e kaluar pas marrëveshjes që Kosova bëri me Danimarkën për dhënien në shfrytëzim të Burgut të Gjilanit për të strehuar të burgosur danezë.

“Belgjika mbetet e përkushtuar për të forcuar dialogun politik dypalësh dhe për të thelluar bashkëpunimin policor dhe të migracionit, si dhe bashkëpunimin në fushën e kapacitetit të burgjeve”, ka shkruar Prevot.
Ai foli edhe për situatën aktuale politike, duke nxitur atë të gjejë një zgjidhje për stabilitet institucional.
“E inkurajoj Kosovën të gjejë një zgjidhje për bllokimin aktual institucional dhe të punojë drejt një stabilizimi të shpejtë të situatës së brendshme politike, duke përfshirë vëmendjen e vazhdueshme për uljen e tensioneve, veçanërisht në veri. Rruga europiane e Kosovës meriton vëmendjen dhe mbështetjen tonë të vazhdueshme. Ajo duhet të mbështetet nga një progres i besueshëm. I përgëzoj përpjekjet e Kosovës në këtë drejtim. Këto përpjekje tani duhet të njihen edhe nga BE-ja në tërësi. Belgjika do të jetë një avokate e fortë për këtë qëllim”.

Megjithatë, ai potencoi se kjo rrugë europiane duhet të shkojë së bashku me “një riangazhim” në dialogun Kosovë-Serbi, si dhe me “përparim të prekshëm” në zbatimin e Marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit.
“Kjo është thelbësore për stabilitetin rajonal”.
“Shkurt: Belgjika është dhe do të mbetet një mbështetëse e vazhdueshme e perspektivës europiane të Kosovës. Llogaritni në angazhimin e Belgjikës!”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

Kapet në veri i kërkuari me të kaluar kriminale, dyshohet edhe për vrasje

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive, me LDK-në nuk pati marrëveshje

Për pesë ditë mbyllet një segment i rrugës “Ilir Konushevci”

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Kosova News 18/04/2026 18/04/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Arrestohen tetë persona të kërkuar nga organet e drejtësisë në Gjakovë
15:42 -22/07/2026
Rizvanolli: Trainkosi me rritje të udhëtarëve dhe ulje të shpenzimeve
15:40 -22/07/2026
Policia Kufitare shpëton familjen me tre fëmijë në Himarë, rrezikuan të mbyteshin pas defektit në mjetin lundrues
15:21 -22/07/2026
FIFA heton përleshjen në fushë pas finales Spanjë-Argjentinë
14:56 -22/07/2026
Kurti për 16-vjetorin e opinionit të GJND-së: Një moment që forcoi themelet e shtetësisë së Kosovës
14:22 -22/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?