KRU ‘Prishtina’, ka bërë të ditur se, liqeni i Batllavës vazhdon të jetë në nivel maksimal.
Pavarësisht kësaj, nga kompania rajonale e ujësjellësit është bërë thirrje për shpenzim racional të ujit të pijshëm.
Njoftimi i plotë:
Vetëm edhe 1.15 m që niveli i ujit në liqenin e Badocit të arrijë në kuotën maksimale të kapërderdhjes, derisa liqeni i Batllavës po vazhdon me nivel maksimal të kapërderdhjes.
Të ndalemi e të kujtojmë pak fundin e vitit 2013 dhe fillimin e vitit 2014, atëherë kur nivelet ishin shndërruar në tokë të thatë, mbi 13 metra nën nivelin maksimal të kapërderdhjes.
Rezervat e ujit ishin vetëm edhe për një muaj.
Andaj, të shpenzojmë racionalisht ujin e pijshëm, t’ i mbrojmë dhe ruajmë vazhdimisht burimet e ujit, pasurinë më të madhe të vendit.


