Përmes një njoftimi zyrtar KRU “Gjakova” ka bërë të ditur se më datë 12 qershor 2025, duke filluar nga ora 08:00, do të realizohet një intervenim i planifikuar në rrjetin e ujësjellësit, i cili do të sjellë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë në disa zona të komunës së Rahovecit.
Sipas njoftimit zyrtar të bërë nga KRU “Gjakova”, thuhet se ndërhyrja është e nevojshme për montimin e një ventili të ri dhe për riparimin e një defekti në gypin kryesor të ujësjellësit në Zonën 2.
Zonat e prekura dhe kohëzgjatja e parashikuar e ndërprerjes:
Zona 1 dhe Zona 3 – ndërprerje e furnizimit për rreth 1 orë, për të mundësuar punimet në Zonën 2.
Zona 2 – ndërprerje me kohëzgjatje të pacaktuar, deri në përfundimin e riparimeve në gypin kryesor.
Ekipet teknike të KRU “Gjakova” do të jenë në terren gjatë gjithë kohës për të realizuar punimet në mënyrë sa më efikase dhe për të rikthyer furnizimin me ujë sa më shpejt që të jetë e mundur.