Rritja reale e GDP-së në Koraci pritet të jetë 5.5% këtë vit dhe 2.5% në 2023, ndërsa inflacioni mund të ngadalësohet nga 9.4% e këtij viti në 4.6% në 2023, tha të mërkurën Banka Kombëtare Kroate.
Sipas përmbledhjeve të vlerësimeve makroekonomike nga Bankes Kombëtare Kroate, pasojat ekonomike të pushtimit rus të Ukrainës, rritja e vazhdueshme e çmimeve të energjisë dhe e lëndëve të para, ndërprerja e zinxhirëve të furnizimit global nuk kanë ndikuar seriozisht në perspektivën e rritjes ekonomike të Kroacisë.
Megjithatë, rrethanat e pafavorshme globale mund të kenë një ndikim më të madh në ekonominë e brendshme korate në vitin 2023, pasi rritja reale e aktivitetit të brendshëm pritet të ngadalësohet në 2.5%.
Guvernatori i Bankës Kombëtare Kroate Boris Vujçiç, tha për mediat se rritja në tremujorin e dytë të këtij viti pritej të ishte më e fortë se në tremujorin e parë, sezoni turistik pritet të jep një kontribut shumë të fortë në tremujorin e tretë.
Ai tha se tremujori i katërt pritet të jetë shumë më i pasigurt dhe se në pjesën më të madhe varet nga zhvillimet në tregun e energjisë dhe nëse do të kishte një embargo gazi për Evropën, do të ndryshonte ndjeshëm perspektivën ekonomike për tremujorin e katërt dhe 2023.
Inflacioni i këtij viti i çmimeve të konsumit mund të përshpejtohet në 9.4%, si rezultat i çmimeve më të larta globale të energjisë dhe lëndëve të para, thotë Banka Kombëtare Kroate. Në tregun vendas, çmimet e energjisë dhe ushqimeve vazhdojnë të rriten më së shumti, por gradualisht po përshpejtohet rritja e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve të tjera.
Vujçiq tha se inflacioni pritet të rritet në mbi 11% në qershor, ndërsa pritet të fillojë të ngadalësohet në fund të këtij viti dhe veçanërisht në fillim të 2023.
Vujçiq tha se lufta kundër inflacionit parashikon norma më të larta interesi dhe se Banka Qendrore Evropiane njoftoi se kjo mund të fillojë tashmë këtë muaj.