KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krizë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Mitsotakis nuk fton Ramën por Begajn në takimin me liderët e rajonit, presidenti refuzon ftesën
Rajon

Krizë në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Mitsotakis nuk fton Ramën por Begajn në takimin me liderët e rajonit, presidenti refuzon ftesën

Kosova News
Kosova News 17:46 -18/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka refuzuar ftesën e Kreminsitrit grek Kyriakos Mitsotakis, për një darkë informale që do të zhvillojë në Athinë me liderët e Ballkanit Perëndimor.

Begaj ka refuzuar të marrë pjesë në takim për shkak të axhendës së përcaktuar më herët, sipas një përgjigje për mediat nga presidenca.

“Në përgjigje të interesit tuaj ju bëjmë me dije, se më 14 gusht 2023, Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka derguar një ftesë Presidentit të Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, për të marrë pjesë në një darkë informale, më 21 gusht 2023, në Athinë. Një ditë më pas, më 15 gusht 2023, Presidenti Begaj në përgjigjen e dërguar, pasi vlerësoi vëmendjen që Kryeministri grek Mitsotakis i kushton zhvillimeve të lidhura me sigurinë e Evropës, shprehu gjithashtu keqardhjen për pamundësinë e pjesëmarrjes për shkak të një agjende të përcaktuar më herët”, iu përgjigj presidenca interesit të Report Tv.

Ajo çka bie në sy është se Mitsotakis nuk e ka ftuar Kryeministrit Edi Rama në këtë takim ka janë ftuar edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuciq. Kjo mund të lidhet edhe me  refuzimin e ftesës nga Begaj.

Kjo lëvizje e Kyreministrit grek vjen në një kohë kur marrëdhëniet midis dy vendeve duket se kanë hyrë në krizë pas arrestimit të kryetarit të zgjedhur të Bashkisë së Himarës, Fredi Beleri, pjesë e minoritet grek, i cili ndodhe në paraburgim prej disa muajsh i akuzuar për blerje votash.

Pak ditë më parë, Rama reagoi pas protestës të organizuar në mbështetje të kryetarit të Belerit. Rama ka bërë thirrje për të respektuar ligjin duke shtuar se ai nuk ka dëgjuar një rast tjetër të ngjashëm, kur të zgjedhurit e një shteti demokratik organizojnë protestë në një shtet tjetër demokratik, kundër autoriteteve të këtij shteti.

Ndërkohë, me rastin e 20-vjetorit të Samitit BE-Ballkani Perëndimor dhe “Deklaratës së Selanikut”, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis do të mirëpresë liderët e Ballkanit Perëndimor dhe të vendeve anëtare të BE-së e të rajonit për një darkë informale mbi zgjerimin dhe të ardhmen evropiane të rajonit.

Madje ftesës së Kyriakos Mitsotakis i janë përgjigjur pozitivisht presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe kryetari i Këshillit Evropian, Charles Michel, të cilët do të marrin pjesë në darkë.

Serbia dhe Mali i Zi do të përfaqësohen përkatësisht nga presidentët Aleksandar Vuçiq dhe Jakov Milatov. Maqedonia e Veriut dhe Kosova, nga kryeministrat Dimitar Kovacevski dhe Albin Kurti.

Bosnja dhe Hercegovina do të përfaqësohet nga Presidentja e Këshillit të Ministrave të Bosnje-Hercegovinës Boriana Christo.

Sipas informacioneve të mediave greke, Shqipëria e ftuar në nivel Presidencial nuk do të përfaqësohet.

Gjithashtu lexoni:

Shqipëria nis mbylljen e kapitujve të negociatave të anëtarësimit në BE

Rama pritet nga Macron, merr pjesë në Samitin e Koalicionit të Vullnetmirëve

Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë

Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit

Reuters zbulon dosjen e SPAK-ut: Dyshime për falsifikim të dokumenteve të pronësisë në Zvërnec

Kosova News 18/08/2023 18/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 17°
75%
1 km/h
Wed
34 °C
Thu
34 °C
Fri
34 °C
Sat
38 °C
Sun
32 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht me lehtësi Francën dhe kalon në finale të Botërorit
23:08 -14/07/2026
Kosova dhe Franca riafirmojnë partneritetin, kërkohet formimi i institucioneve
21:54 -14/07/2026
Kosova e shpall “non grata” ministren serbe pas deklaratës fashiste
21:23 -14/07/2026
Manxhuka: Serbia nuk ka bërë asnjëherë distancim nga politika e Millosheviqit
21:16 -14/07/2026
Francë – Spanjë, formacionet zyrtare
20:17 -14/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?