KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kreu i ri i KE-së: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor – një mjet i fuqishëm për paqen
Politikë

Kreu i ri i KE-së: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor – një mjet i fuqishëm për paqen

Kosova News
Kosova News 17:06 -29/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Antonio Costa, presidenti i ardhshëm i Këshillit Evropian, ka theksuar rëndësinë strategjike të zgjerimit të Bashkimit Evropian drejt Ballkanit Perëndimor dhe fqinjëve lindorë. 

Gjatë ceremonisë së dorëzimit të detyrës me presidentin në largim, Charles Michel, Costa e përshkroi këtë proces si një mjet të fuqishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin në rajon.

“Zgjerimi në Ballkanin Perëndimor dhe fqinjët tanë lindorë është një mjet i fuqishëm për paqen, sigurinë dhe prosperitetin – dhe një imperativ gjeopolitik. Si Bashkimi Evropian ashtu edhe vendet kandidate duhet të punojnë më shumë dhe më shpejt – pa afate kohore artificiale, por edhe pa pengesa të panevojshme”, ka thënë Costa. 

E më 3 dhjetor Costa do t’i pres liderët e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim nga Kosova ishte e ftuar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, megjithatë, për shkak të një agjende të ngjeshur dhe një vizite shtetërore tashmë të konfirmuar në Brunei, Osmani nuk do të mund të marrë pjesë.

Këshilltari për media i presidentes, Bkim Kupina, para disa ditësh, ka njoftuar se ftesa është deleguar tek institucionet e tjera të vendit. 

“Më datë 5 nëntor 2024, Presidentja Osmani ka pranuar ftesë nga Presidenti i Këshillit të BE-së, z. Antonio Costa, për të marrë pjesë në darkën e shtruar për liderët e Ballkanit Perëndimor më 3 dhjetor në Bruksel. Për shkak të agjendës ndërkombëtare të paracaktuar dhe vizitës shtetërore tashmë të konfirmuar në Brunei, ku Presidentja Osmani do të udhëtojë me ftesë të Sulltanit të Bruneit më datë 2-3 dhjetor 2024, kabineti i Presidentes e ka informuar kabinetin e Presidentit Costa për pamundësinë e pjesëmarrjes kësaj radhe. Rrjedhimisht, si rezultat i kësaj, është rënë dakord që ftesa të delegohet tek institucionet e tjera në Kosovë”, kishte njoftuar Kupina, për Dukagjinin.

Pavarësisht mungesës në takimin e 3 dhjetorit, Osmani do të përfaqësojë Kosovën në Samitin BE-Ballkani Perëndimor më 18 dhjetor, dhe për këtë arsye ka planifikuar një vizitë në Bruksel më 4 dhjetor. Aty, Osmani do të zhvillojë takim me presidentin Costa.

Ndërkaq, sa i përket takimit të 3 dhjetorit, sipas burimeve diplomatike në Bruksel, Radio Evropa e Lirëka raportuar para disa ditësh se, Costa dëshiron të dërgojë sinjal me këtë takim se në punën e tij do ta ketë parasysh rajonin e Ballkanit Perëndimor si prioritet dhe se dëshiron të ketë raporte të rregullta me liderët e rajonit.

Gjithashtu lexoni:

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Millorad Gjokoviq përballet me fjalët përfundimtare në procesin për krime lufte

Kosova News 29/11/2024 29/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?