Kryetari i OSBE-së, ministri polak i Punëve të Jashtme, Zbigniew Rau, gjatë kësaj jave do të qëndrojë për vizitë në Kosovë.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, ai do të takojë liderët politikë dhe për të diskutuar angazhimin e Polonisë në rajon si kryesues i OSBE-së. Në Prishtinë, Rau do të pritet nga presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz dhe ministri për Komunitete dhe Kthim, Goran Rakiq, raporton RTKlive.
Kryesuesi i OSBE-së do të vizitojë edhe Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Po ashtu, gjatë vizitës, ministri Rau do të takohet edhe me stafin e operacioneve në terren të OSBE-së dhe përfaqësues të shoqërisë civile.