KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kreu i BIK-ut në Podujevë: Në Xhaminë që u rrah imami u tentua të instalohet tjetër islam
Tjera

Kreu i BIK-ut në Podujevë: Në Xhaminë që u rrah imami u tentua të instalohet tjetër islam

Kosova News
Kosova News 17:54 -22/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kreu i Bashkësisë Islame në Podujevë, Bekim Jashari, ka folur për incidentin e rëndë të ndodhur në fshatin Lupç të Podujevës, ku imami i xhamisë, Zeqir Berisha, është rrahur brutalisht nga tre persona, të cilët edhe po mbahen në Polici.

Jashari thotë se imami Berisha ishte ankuar edhe më herët për personat të cilët edhe po mbahen në Polici lidhur me sulmin.

Siç ka treguar Jashari, ka pasur përpjekje që të ndërhyhet në punët e imamit dhe se është bërë përpjekje që në atë xhami të predikohet një mënyrë tjetër e faljes dhe jo sipas mënyrës tradicionale për të cilën mënyrë ka insistuar imami Zeqir Berisha.

“Informacionet e para nëse i kthehemi kronologjisë, është se në imami ka qenë në Gllamnik dhe ka ardhur në Lupç. Imami viteve të fundit ka pasur probleme me një predikim të një islami ndryshe, e për të cilat na kanë njoftuar. Ka pasur tendenca për ndërhyrje në autonominë e tij të punës. Shkolla jonë është Hanefi, dhe imami e ka ruajtur këtë frymë. Në këtë situatë mund të japim versionet se i besojmë imamit tonë, sepse ai është legjitim për të kryer detyrën e tij”, ka thënë Bekim Jashari në Frontal të T7.

- Reklamë -

Kreu i BIK-ut në Podujevë ka treguar se i njeh emrat të cilët janë arrestuar për sulmin ndaj imamit, meqë të njëjtit kishin vizituar zyrat e BIK-ut në Podujevë.

Siç thotë Jashari të njëjtëve iu ishte bërë e ditur se imami është përfaqësuesi legjitim dhe se ata thjesht ishin xhemati.

“Është tentuar që islami në këtë Xhami të marr pamje ndryshe, Pa paragjykuar sulmuesit. Këta i njoh si emra. Në vitin që shkoi i kemi takuar në zyrën tonë. I kemi treguar atyre se Bashkësinë Islame e përfaqëson imami dhe ju jeni vetëm xhemat. Nëse ka elemente të sulmit ideologjik, bëjmë me dije se në Llap, Kosovë e Shqiptari se elemente të frymëzuara nga doktrina të huaja nuk do të kenë vend në Llap. Urojmë të që mos dali kjo . Është ankuar dhjetëra herë në Bashkësi Islame dhe në Policinë e Shtetit. Një punëtor që ka qëlluar para 3 jave në xhami ka treguar se është sulmuar fuqishëm verbalisht imami në fjalë”, ka shtuar tutje.

Jashari në fjalën e tij ka lënë të kuptohet se ka pasur përpjekje për të ndryshuar mënyrën e faljes në këtë xhami dhe se për një gjë të tillë imami në fjalë ishte ankuar edhe më herët për personat që janë arrestuar për sulmin.

“Ne ritin e namazit e kemi falur  në mënyrë tradicionale, prandaj imami ka dashur që të ruaj frymën sepse janë obligime të statusit të BIK-ut. Imami në fjalë është ankuar në ta (personat që janë arrestuar). Janë të njëjtit emra”, ka thënë Jashari.

Derisa ka treguar se gjendja e imamit që është sulmuar është tepër e rëndë dhe që s’kanë mundur as që të flasin. Siç ka thënë Jashari, sulmi ka qenë i përmasave vdekjeprurëse.

“Mund të konkludohet se gjendja e tij është shumë e rënduar. Është një sulm brutal. Sulmi ka qenë i përmasave vdekjeprurëse. Hoxha është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është e pamundur që të flasim me të. S’kemi mundur të flasim as me familjarët që janë aty, e që janë të tmerruar me atë që ka ndodhur.

I gjithë fshati duhet të solidarizohet me familjen”, ka thënë Jashari./Express

Gjithashtu lexoni:

Përurohet nënstacioni policor në Orllan

Fitore Pacolli: Mos keni merak, veriu është RKS

Luan Aliu: Përkrahja e qytetarëve po dëshmon besimin për vazhdimin e punëve të mira

Rriten çmimet e derivateve, publikohen tarifat për sot

Salih Zyba publikon pamje nga Theranda, mesazh i fortë për fitoren e Vetëvendosjes

Kosova News 22/07/2022 22/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Lëvizja Vetëvendosje mban tubim në Podujevë, Kurti premton investime miliardëshe
22:48 -03/06/2026
Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin
22:44 -03/06/2026
Shqipëria mposhtet nga Izraeli
22:16 -03/06/2026
Konjufca ngushëllon familjet e viktimave që humbën jetën në Shëngjin
21:32 -03/06/2026
Kongresisti Self: Kosova në NATO, thelbësore për stabilitetin rajonal
20:39 -03/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?