Sot bëhen 24 vjet nga masakra në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër komuna e Drenasit, ku ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti sot nga ora 11:00 do të bëjnë homazhe në kompleksin memorial në Poklek dhe në Çikatovë të Vjetër.
Në një njoftim për media thuhet se presidentja Osmani fillimisht do të bëj homazhe në kompleksin memorial në Poklek, e më pas do të vizitojë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek.
Qëndrimi i saj në këtë fshat është paralajmëruar për në ora 11:00.
Ndërsa më pas, në ora 12:00, presidentja Osmani bën homazhe në kompleksin memorial në Çikatovë të Vjetër, në Komunën e Drenasit.


