KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krerët e shtetit, Osmani dhe Kurti shprehën krenar me FSK-në: Do të krijohen kushte që ushtarët të punojnë me vullnet
Politikë

Krerët e shtetit, Osmani dhe Kurti shprehën krenar me FSK-në: Do të krijohen kushte që ushtarët të punojnë me vullnet

Kosova News
Kosova News 13:15 -27/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti kanë vizituar të hënën kazermën “Adem Jashari” me rastin e Ditës së Forcës.

Osmani, e cila është komandante supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në një adresim për media gjatë kësaj vizite ka thënë se do të punohet që të krijohen kushte sa më të mira për ushtarët, në mënyrë që ata të punojnë me vullnet për FSK-në.

“Si komandante supreme e kësaj ushtrie kudo në çdo cep të botës shihet sa me admirim vlerësohen sukseset e kësaj ushtrie, prandaj jam jashtëzakonisht krenare për të. Do të punojmë që të krijohen kushte sa më të volitshme të mirëqenies, të trajnimeve e shkollimit shtesë, shëndetësore në mënyrë që çdo ushtar të ketë motiv të punojë me vullnet për ushtrinë tonë”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se 27 nëntori është ditë krenarie për të gjithë qytetarët, pasi kujtohet sakrifica për të ardhur deri te dita kur Kosova ta ketë ushtrinë e saj.

“Është ditë kur ne me shumë krenari kujtojmë sakrificën jashtëzakonisht të madhe të popullit tonë, të ushtrisë sonë çlirimtare, për të ardhur deri në këtë ditë është derdhur shumë gjak në mënyrë që Kosova ta ketë ushtrinë e saj, prandaj jam e bindur që secili ushtar e mban këtë uniformë me shumë krenari dhe është i gatshëm ta japë edhe jetën për atdheun nëse është nevoja. Sot Forca e Sigurisë është forcë, e cila është trajnuar në bazë të standardeve të NATO-s, forcë që jep kontribut jo vetëm për paqen, por edhe për sigurinë në rajon e përtej, duke shërbyer me forcat amerikane, të Mbretërisë së Bashkuar dhe forcave të tjera të vendeve aleate”, është shprehur ajo.

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka uruar Ditën e Forcës.

Ai ka thënë se sot kanë vizituar ekspozimin e pajisjeve dhe armatimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, që sipas tij, është Forcë e bashkimit dhe krenarisë së vendit.

Kurti ka thënë se Qeveria në më pak se tri vjet ka bërë dyfishimin e buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, trefishimin e investimeve në armatim dhe katërfishimin e trajnimeve dhe shkollimit të oficerëve dhe ushtarëve jashtë vendit.

“Është një ditë e gëzimit, por në të njëjtën kohë përkujtojmë ata që sakrifikuan dhe me optimizëm ecim drejt së ardhmes kur e dimë se sa të sigurt jemi me ushtrinë tonë. Qeveria në më pak se tri vjet ka bërë më shumë se dyfishim të buxhetit për Ministrinë e Mbrojtjes, ka bërë trefishim të investimeve në armatim dhe më shumë se katërfishim të trajnimeve dhe shkollimit të oficerëve tanë jashtë vendit. Për më pak se 32 muaj kemi dërguar 3459 ushtarë e oficerë jashtë vendit. Ne e kemi të qartë se FSK-ja është trashëgimtare e UÇK-së dhe nesër e kemi 28 nëntorin që do ta shënojmë. Andaj me krenarinë e lavdishme, me përplot optimizëm ecim drejt të ardhmes”, ka thënë ai.

Presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti arrijnë në “Ditën e Forcës”

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Hekurudha Durrës-Prishtinë, temë diskutimi në takimin Karakaçi-Basha

Kosova News 27/11/2023 27/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?