Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryeparlamentarin Glauk Konjufca dhe kryeministrin Albin Kurti kanë bërë homazhe në kompleksin memorial në fshatin Poklek të komunës së Drenasit me rastin e 24 vjetorit të masakrës në këtë fshat.
Janë mbushur 24 vjet kur në fshatin Poklek i Vjetër dhe Çikatovë të Vjetër, ushtria serbe ka masakruar dhe i ka vrarë, pastaj edhe i ka djegur kufomat e 77 shqiptarëve civilë të paarmatosur, duke filluar prej foshnjave gjashtëmuajshe e deri te pleqtë 75 vjeçar.
Pas këtyre homazheve krerët e shtetit do ta vizitojnë edhe shtëpinë e familjes Muçolli, në Poklek si dhe do të bëjnë homazhe në fshatin Çikatovë e Vjetër.