Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka pritur të enjten në takim, shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano.
Në këtë takim, i pari i PDK-së ka bërë të ditur se kanë diskutuar për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë.
“Sot, prita në selinë e PDK-së shefin e ri të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano. Bashkë disktuam për situatën e sigurisë, sundimin e ligjit dhe rolin e EULEX-it në Kosovë, tashmë si mision këshillëdhënës dhe me kompetenca të kufizuara”, ka shkruar Krasniqi.


