KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi reagon për datën e zgjedhjeve: Shtyrje e panevojshme
Politikë

Krasniqi reagon për datën e zgjedhjeve: Shtyrje e panevojshme

Kosova News
Kosova News 20:44 -16/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka reaguar pas shpalljes së datës së zgjedhjeve të rregullta parlamentare nga presidentja Vjosa Osmani.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi shprehu pakënaqësinë e tij për faktin që data e zgjedhjeve u caktua për 9 shkurt 2025, ndërsa PDK-ja kishte kërkuar që zgjedhjet të mbaheshin më 26 janar 2025.

Krasniqi e konsideroi këtë shtyrje si të panevojshme, por theksoi se tashmë ajo ka pak rëndësi.

Ai u shpreh se 9 shkurti do të shënojë fundin e një qeverie që ai e cilësoi si të papërgjegjshme, dhe ardhjen e një qeverie të re, të udhëhequr nga Bedri Hamza, të cilën e përshkroi si kredibile dhe të aftë

“Megjithëse ne, si PDK, kishim kërkuar që data e zgjedhjeve të rregullta parlamentare të ishte 26 janari i vitit të ardhshëm, sot Presidentja e Kosovës ka dekretuar 9 shkurtin 2025 si datën kur qytetarët do të votojnë. Për ne, kjo shtyrje është e panevojshme, por tani kjo ka pak rëndësi. Më e rëndësishme është se tani kemi një datë që do të shënojë ikjen e një qeverie të papërgjegjshme dhe ardhjen e një tjetre, kredibile dhe të aftë, me Bedri Hamzën në krye,” shkroi Krasniqi.

Ai gjithashtu shprehu besimin se, me PDK-në dhe Bedri Hamzën në krye, Kosova do të kthehet në rrugën e zhvillimit, integrimit dhe partneritetit ndërkombëtar. Krasniqi bëri thirrje për unitet në përpjekjen për të ndërtuar një Kosovë sipas aspiratave të qytetarëve të saj.

Dekreti i Presidentes Osmani gjithashtu udhëzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Refuzoi ta lironte hapësirën, politikani serb, Stefan Velkoviq largohet nga Policia e Kosovës nga manifestimi i ‘Vidovdanit’

PDK-ja për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Partia e parë nuk ka të drejtë të bllokojë procesin

Ndërrimi i Qendrës së Votimit brenda komunës, 28 qershor-29 gusht 2025

Këshilli Shqiptaro-Amerikan kërkon themelim të institucioneve të Kosovës

Ambasadorja Ziv vlerëson Kosovën për mbështetjen ndaj Izraelit

Kosova News 16/08/2024 16/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
22°C
Pristina
broken clouds
22° _ 22°
73%
3 km/h
Sat
27 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
33 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Konfirmohen shkëmbinjtë më të vjetër në Tokë
16:08 -28/06/2025
Arrestohen dy persona në Prishtinë, u konfiskohet marihuanë, kokainë e bimë kanabisi
16:01 -28/06/2025
Arrestohen dy persona për trafikim dhe kultivim të narkotikëve në Prishtinë
15:40 -28/06/2025
SPAK-u sekuestron 12 milionë euro pasuri në Durrës
15:37 -28/06/2025
Ushtarët polakë të KFOR-it patrullojnë në veri
15:10 -28/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?