KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi pas takimit me Kurtin: Procesi i Vettingut duhet të zhvillohet përmes Kuvendit
Politikë

Krasniqi pas takimit me Kurtin: Procesi i Vettingut duhet të zhvillohet përmes Kuvendit

Kosova News
Kosova News 11:15 -29/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka takuar sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Kuvendin e Kosovës për të diskutuar për procesin e Vettingut në sistemin e drejtësisë.

Krasniqi ka treguar në konferencë për media se pas ftesës që ka pranuar nga kryeministri Kurti, për t’u takuar në Qeveri në lidhje me procesin e Vettingut, sot e ka ftuar për takim kryeministrin Kurti në Kuvendin e Kosovës, si institucioni më i lartë shtetëror ku duhet të diskutohen dhe miratohen çështjet me interes vital për qytetarët dhe të ardhmen e vendit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka vite që ka propozuar dhe elaboruar nevojën për fillimin e një procesi të Vettingut në Sistemin e Drejtësisë të Republikës së Kosovës. Një proces i tillë duhet të implementohet në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe rekomandimet e veçanta të Komisionit të Venecias. Meqenëse edhe Komisioni i Venecias në opinionin e tij ka kërkuar arritjen e konsensusit institucional e politik, transparencë dhe standarde të larta profesionale, PDK vlerëson se zgjidhja e vetme e drejtë, e duhur dhe e qëndrueshme është zhvillimi i këtij procesi nga ana e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në përgjegjësinë kushtetuese të të cilit, në instancë të fundit, mbetet edhe miratimi ose jo i ndryshimeve kushtetuese të nevojshme”, ka thënë Kryetari Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se për të zbatuar një proces të tillë është i domosdoshëm një konsensus i gjerë ndërmjet partive politike parlamentare, shoqërisë civile dhe ekspertëve të fushës.

“PDK, si parti shtetformuese dhe shtetndërtuese mbetet e përkushtuar në ofrimin e kontributit të vet për çdo nismë ligjore dhe kushtetuese që i shërben reformave të nevojshme dhe që bëhet në koordinim të plotë me partnerët strategjikë të vendit, shoqërinë civile dhe palët e tjera të interesit.”, ka përfunduar Krasniqi.

LEXO EDHE:

Abdixhiku e refuzon ftesën e Kurtit për diskutim rreth vettingut

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Marrëveshja është arritur, por nuk mjafton për të shmangur zgjedhjet

Arrestohet në autobus dileri me 2 kilogramë drogë, po e bartte në çantën e krahut

Inspektorati i Mjedisit mbyll restorantin “Liqeni i Dukagjinit” në Gjakovë

Guxo zgjedh Faton Pecin për kryetar të partisë

Hoxha dhe Schubel diskutojnë për sigurinë dhe sundimin e ligjit

TAGGED: Albin Kurti, Memli Krasniqi, Vettingu
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?