Kryetari i PDK-së ka deklaruar se janë të gatshëm t’u ofrojnë qytetarëve dhe vendit një qeveri tjetër, raporton Ekonomia Online.
krasniqi ka thënë se nëse VV nuk munder ta formojë Qeverinë, radha është “e jona”.
“Siç ju kemi njoftuar, ne kemi një komunikim të vazhdueshëm me partitë opozitare dhe besoj shumë që, duke respektuar rendin kushtetues, në momentin kur një gjë e tillë merr edhe validitetin legal – pas dështimit potencial, po e quaj kështu, të partisë së parë për të formuar qeverinë e re – ne shumë shpejt jemi të gatshëm t’ua ofrojmë qytetarëve dhe vendit një qeveri tjetër.”
“Është shumë herët të flitet për presidenten. I kanë mbetur edhe 11 muaj mandat presidentes aktuale. Nëse arrihet një marrëveshje e shpejtë për formimin e një qeverie të re, të udhëhequr nga Bedri Hamza, ma merr mendja që në një proces prej 10-11 muajsh do të krijohej një situatë e re.”
“Është një radhë shumë normale e legjitimitetit që, në rast se i pari dështon, atëherë i dyti merr mandatin. Presidentja do të duhej, në rastin e dështimit të z. Kurti si i pari në këto zgjedhje, të na ftojë neve për ta mandatuar kandidatin tonë. Ne e kemi mandatuar Bedri Hamzën. Jam i bindur se ai është përtej një figure partiake; është një figurë e pranueshme edhe për partitë e tjera politike dhe qytetarët në përgjithësi, pa dallim të votave që kanë dhënë më 9 shkurt. Do të mund të vendosnim interesat e vendit mbi interesat dhe kërkesat partiake që mund të kenë partitë.”
“Kushtetuta parasheh që më 15 të konstituohet Kuvendi. Nuk është e thënë që ne patjetër të votojmë, krejt çka presim është që më 15 të propozohet kryetari i Kuvendit, dhe ne të propozojmë nënkryetarët. Pse duhet të jetë problemi të votohet kryetari i Kuvendit? Nuk është telashe të bëhen 61 vota. Unë vetëm shpresoj që do të ketë respektim, së pari të vullnetit qytetar, votës së qytetarit, dhe Kushtetutës së Kosovës. Të martën, partia e parë duhet të propozojë kryetarin e Kuvendit – kjo është me rëndësi të ndodhë. Në momentin që ndodh kjo, jam i bindur se nuk do të ketë asnjë telashe që të bëhen 61 vota.”