Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka deklaruar se në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën, 99 herë është përmendur fjala korrupsion.
Nëpërmjet një postimi në Facebook, Krasniqi e ka akuzuar pushtetin për regres shtetëror.
“Në 133 faqe të Komisionit Evropian për Kosovën – 99 herë përmendet fjala korrupsion! Korrupsion institucional, pasurim i zyrtarëve qeveritarë, varfëri qytetare e regres shtetëror”, ka shkruar ai krahas videos së publikuar ku ka cituar Raportin për Kosovën të Komisionit Evropian.
“Korrupsioni është shqetësim serioz në Kosovë. Shkarkimi i Kreut të Njësisë së Veçantë të Hetimeve në kuadër të Policisë së Kosovës, dërgon një sinjal negativ në përkushtimin e Kosovës në luftën ndaj korrupsionit”, ka cituar ai këtë raport.

