KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s’patën gatishmëri
Politikë

Krasniqi: Mundësia për shpërndarjen e Kuvendit është shteruar, i habitur që partitë tjera opozitare s’patën gatishmëri

Kosova News
Kosova News 15:00 -29/05/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në një konferencë për media ka bërë të ditur se është ezauruar mundësia e shpërndarjes së Kuvendit.

Krasniqi tha se propozimi i PDK-së për shpërndarjen e Kuvendit nuk ka marrë mbështetjen e duhur.

“Sot më 29 maj ashtu siç e kam cekur si afat në letrën që u kam dërguar tre liderëve politik, duke ndjerë keqardhje ju njoftoj se mundësia për shpërndarjen e Kuvendit tashmë është ezauruar. Thirrja e PDK-së për koordinim mes partive më të mëdha politike në vend që të shpërndajmë Kuvendin nuk ka gjetur mbështetjen e mjaftueshme. Jam i habitur nga mosgatishmëria e partive opozitare për të mos ta bërë një gjë të tillë”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se PDK javëve të fundit ka pasur një angazhim të shtuar për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohshme përmes shpërndarjes së Kuvendit me qëllim të vetëm për t’ia shkurtuar mandatin kësaj qeverie.

Krasniqi tha se angazhimi i tyre konkret dhe i sinqertë ka ardhur si rrjedhojë e stagnimit të shtetit tonë në të gjitha sferat.

“PDK e ka konsideruar se zgjidhja më e mirë janë zgjedhjet e parakohshme dhe në këtë mënyrë qytetarët do të vendosnin se çfarë kahje do të marrë shteti ynë. Unë e pranova ftesën e kryeministrit duke e bërë të qartë se PDK takohet vetëm për të caktuar datën e zgjedhjeve të reja. Ne propozuam 30 qershorin dhe 7 korrikun si data për zgjedhjet e parakohshme”, tha Krasniqi.

Ai shtoi se për fat të keq kolegët nga partitë opozitare nuk ishin të gatshëm si PDK-ja.

“Refuzimi për të shkuar në zgjedhje të parakohshme për mua mbetet befasues. Nuk dëshiroj të spekulojë a janë ta papërgatitura partitë tjera opozitare, apo kanë nevojë për më shumë kohë por nuk më kujtohet ndonjë rast tjetër në historinë e demokracisë parlamentare ku qeveria thotë ejani të shkojmë në zgjedhje jam e gatshme e opozita thotë jo vazhdojeni mandatin deri në fund. Këtë nuk mund ta kuptoj”, tha Krasniqi.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Farage propozon burgosjen e të huajve jashtë Britanisë, Kosova në listë

Kosova News 29/05/2024 29/05/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?