KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi: Koordinimi me SHBA-në duhet të jetë prioritet i Kosovës në këtë periudhë sfiduese
Politikë

Krasniqi: Koordinimi me SHBA-në duhet të jetë prioritet i Kosovës në këtë periudhë sfiduese

Kosova News
Kosova News 20:41 -17/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se koordinimi me Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të jetë prioritet i Kosovës në këtë periudhë sfiduese.

Lideri opozitar, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Washington DC, për Zërin e Amerikës, theksoi se çdo sukses i arritur i Kosovës dhe i popullit të saj ka qenë rezultat i mbështetjes amerikane.

”Gjatë gjithë viteve jo vetëm të ekzistencës së shtetit të Kosovës, por sidomos në kohët më të vështira të historisë tonë kombëtare, gjatë luftës në Kosovë, edhe projekti i çlirimit të Kosovës, edhe i pavarësimit të vendit tonë, edhe shtetndërtimi i Kosovës, ka ndodhur vetëm kur kemi pasur koordinim dhe përafrim të qëndrimeve tona me SHBA-në.

Andaj çdo sukses i arritur i Kosovës dhe i popullit tonë ka qenë i ndërlidhur me mbështetjen amerikane dhe konsideroj që kjo duhet të jetë prioritet edhe në këtë kohë sfiduese”, tha Krasniqi.

Duke komentuar situatën në veri të vendit, Krasniqi tha se Qeveria e Kosovës me çështjen për targat e ka sjellë dialogun në nivel teknik.

”Çështja e targave është vendim legjitim i Kosovës. Askush nuk e konteston këtë, as partnerët tanë amerikanë, as ata në Evropë, por kërkesa aktuale e miqve tanë, mbështetësve kryesorë të Kosovës është që të ketë një shtyrje disamujore, konkretisht 10 mujore në mënyrë që t’i jepet mundësi avancimit të procesit të dialogut. Është pak vështirë t’ua shpjegojmë partnerëve tanë këtu në Washington DC se sot kemi rrezikim të një eskalimi të situatës për çështjen e targave të veturave. Sepse edhe njerëzit që e kanë përcjellë Ballkanin Perëndimor dhe zhvillimet në Kosovë kanë pritur që ne tash të jemi të fokusuar në arritjen e një marrëveshjeje finale”, theksoi kreu i PDK-së.

Ai tha se shteti amerikan gjithmonë i ka parashtruar kërkesat duke pasur për bazë interesin e Kosovës.

”Çdo qytetar i Kosovës sot nuk ndjehet mirë me faktin që ne sot në SHBA kemi një ndjenjë të mosrespektit ndaj kërkesave të tyre”, shtoi Krasniqi.

PDK konsideron se marrëveshja finale e dalë nga dialogu duhet të përfshijë të gjitha çështjet dhe njohjen e Kosovës nga Serbia.

”Duhet të jetë gjithçka pjesë e kësaj marrëveshjeje. Ne gjithmonë kemi thënë se mënyra për t’iu qasur duhet të jetë ‘nuk jemi dakorduar për asgjë, pa u dakorduar për gjithçka’ ”, tha Krasniqi.

Gjithashtu lexoni:

Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit

Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për identifikimin elektronik

Terras: Deklarata e ministres serbe shkatërron besimin në dialog

Konjufca nga Washingtoni: Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten aleati më i afërt dhe partneri ynë strategjik

Nagavci: Ka klane në LDK që bashkëpunojnë me PDK-në, ndërprerja e bisedimeve nuk është lajm i mirë për vendin

Kosova News 17/11/2022 17/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
88%
Fri
35 °C
Sat
35 °C
Sun
34 °C
Mon
32 °C
Tue
30 °C

Lajmet e Fundit

Alarm para finales së Botërorit, ndotja e ajrit shqetëson New York-un
13:21 -17/07/2026
Hoxha takon Gjuriqin: Deklarata të papranueshme të ministres për Kosovën
12:59 -17/07/2026
Haxhiu: Seanca konstituive pritet të mbahet në fillim të gushtit
12:24 -17/07/2026
Gara shpejtësie në Prishtinë/ Policia gjobit dy shoferë me nga 500 euro dhe ua ndalon patentën për një vit
11:53 -17/07/2026
APK-ja përmbyll “Javën e agjencisë”, Haxhiu: Lufta kundër korrupsionit është betejë e përhershme
11:32 -17/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?