KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Krasniqi: Edhe nëse “Ballkani i Hapur” zgjerohet, Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e saj
Politikë

Krasniqi: Edhe nëse “Ballkani i Hapur” zgjerohet, Kosova nuk duhet të bëhet pjesë e saj

Kosova News
Kosova News 15:22 -07/06/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Albin Kurti është i pari që duhet të largohet nga lista e veteranëve

Krasniqi

Edhe nëse “Ballkani i Hapur” zgjerohet me shtete të tjera të rajonit, kjo nuk duhet të ndikojë në vendimin e Kosovës për të mos u bërë pjesë e kësaj nisme, ka vlerësuar kështu kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Ai ka thënë se “Ballkani i Hapur” nuk e ofron platformën në të cilën Kosova do të kishte sigurinë që do të trajtohej në mënyrë të drejtë.

Krasniqi ka deklaruar që çdo shtet duhet t’i shoh interesat e veta duke shtuar se në Kosovë ekziston një konsensus për mos përfshirje në këtë nismë.

Kryetari i PDK-së, ka thënë se “Ballkani i Hapur” është projekt politik përtej një projekti ekonomik, andaj sipas tij Kosova nuk mund t’i mbyllë sytë ndaj faktit që ekziston një konflikt i ngrirë me Serbinë.

Pasi janë rritur gjasat që edhe Mali i Zi t’i bashkohet kësaj nisme, Krasniqi ka thënë se vendime të tilla të shteteve të rajonit nuk duhet të ndikojnë Kosovën.

“Edhe origjina e “Ballkanit të Hapur” për ne është problematike, ne nuk mund me aq lehtësi të ulemi në tavolinë e të konsiderohemi si të barabartë në një projekt ku nuk kemi qenë që nga gjeneza e tij, edhe kjo është arsye që besoj që në skenën politike të Kosovës ka pothuajse një konsensus që nuk e mbështet përfshirjen e Kosovës në “Ballkanin e Hapur”. E kuptoj që po të mbesim të vetmit do të duket një situatë problematike por në fund të fundit interesat e shtetit tonë janë më të rëndësishme dhe ne ato duhet t’i kemi në qendër të vendimmarrjes dhe politik bërjes tonë. Kështu që veprimet që mund t’i merr ndonjë shtet në rajon nuk duhet doemos ta ndikojnë vendimin e Kosovës për këtë projekt ku asgjë nuk ka ndryshuar andaj qëndrimet që kemi pasur në fillim nuk mund të ndryshojnë tash, megjithëse faktet mbesin të njëjta”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se mbështesin çdo gjë që është brenda procesit të Berlinit.

Në një konferencë për media, Krasniqi ka folur edhe për protestën e veteranëve dhe seancën në të cilën ishte paraparë votimi i projektligjit për pagën minimale.

Ai ka thënë se PDK do të kundërshtojë atë në çdo formë demokratike meqë sipas tij veteranët duhet të përfshihen në pagën minimale.

“Të gjithë ne nga fillimi kemi thënë që ka probleme me listat e veteranëve dhe ato lista duhet të pastrohen dhe kushdo që nuk ka qenë veteran dhe është pjesë e asaj liste duhet të hiqet nga ajo listë por i pari që duhet të hiqet prej asaj liste si veteran i rrejshëm është Albin Kurti sepse është kryeministri i Kosovës, nuk mundet me qenë veteran njeriu i cili asnjëherë, asnjë minutë nuk e ka veshur uniformën e veteranit të UÇK-së, ai duhet me dhënë shembullin personal, i pari me u largu prej listës së veteranëve, me thënë: ‘unë nuk jam veteran’”, ka thënë Krasniqi.

Derisa në Vetëvendosje kanë deklaruar se pakënaqësitë e veteranëve janë të akumuluara ndër vite, sipas Krasniqit, pushteti po merret me të kaluarën meqë është i paaftë të veprojë dhe të marrë vendime.

Në mungesë kuorumi dje ka dështuar votimi i Projektligjit për pagën minimale.

Për mospërfshirje në të, veteranët e luftës së UÇK-së të hënën kanë protestuar para Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Kurti takoi ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj

Janjiq për dialogun Kosovë-Serbi: Në pikë stagnimi, kërkohet qasje krejt e re

Abdixhiku: Nëse Kushtetuesja merr vendim për votimin e fshehtë, ne do të tregojmë votën kundër në kamera

Gërvalla: Mbështetja e aleatëve, thelbësore për rrugën euroatlantike

Auditori: PDK-ja pa dokumentacion për qira dhe kontribute, shkelje në menaxhimin financiar

TAGGED: Ballkani i Hapur, Krasniqi, PDK
Kosova News 07/06/2022 07/06/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
21°C
Pristina
thunderstorm
21° _ 21°
73%
1 km/h
Fri
25 °C
Sat
26 °C
Sun
29 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C

Lajmet e Fundit

Protestë kundër keqmenaxhimit të parasë për qentë endacakë: “Qytetarët nga xhepi, komuna për qejfi”
12:46 -20/06/2025
Kurti takoi ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj
12:09 -20/06/2025
Janjiq për dialogun Kosovë-Serbi: Në pikë stagnimi, kërkohet qasje krejt e re
11:44 -20/06/2025
Një person gjendet pa shenja jete në Prishtinë, polica jep detaje
11:37 -20/06/2025
Komuna e Prishtinës: Sot në Dardani fillon largimi i rrethojave të vendosura në hapësirat publike
11:27 -20/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?