Pas dështimit të katërt radhazi të zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për një bllokadë të qëllimshme të procesit politik.
Sipas Krasniqit, Vetëvendosje ka pasur mundësinë që të ndryshojë kandidatin për kryetar të Kuvendit, por ka zgjedhur të vazhdojë me të njëjtin emër, duke krijuar një ngërç politik në vend.
“Bllokada e qëllimshme, dhe vjen nga Vetëvendosje sikur të dëshironin zgjidhje kanë pasur mundësi që ta ndërrojnë kandidatin këta nuk kanë shumicë, dhe fakti që nuk i kanë votat dhe Kurti s’mund të bëhet kryeministër po e mbanë këtë situatë”, ka thënë Krasniqi.
Ai tha se, nëse Kuvendi nuk konstituohet, zgjidhja e vetme do të ishte mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në muajin maj të këtij viti.
Krasniqi shtoi se, përveç Albulena Haxhiut, ka edhe emra të tjerë nga Lëvizja Vetëvendosje që PDK-ja nuk do t’i votonte për postin e kryetarit të Kuvendit, por nuk pranoi të përmendte emrat e tyre.