Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka njoftuar se po vazhdon procesi i rinumërimit të fletëvotimeve në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
Deri tani, janë rinumëruar 834 nga 2 mijë e 557 vendvotime.
“Sipas këtyre të dhënave, deri më tani rinumërimi është përmbyllur plotësisht në 7 komuna. Në platfomën e KQZ-së për rezultate https://resultsparliamentary2025.kqz-ks.org/, në hapësirën QNR > Rinumërim, do të paraqiten rezultatet pas numërimit të çdo vendvotimi”, ka njoftuar KQZ



